Author Archives

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Elona Pozhegu

Elona Pozhegu ka lindur ne Gjakovë më 28 gusht 1985. Shkollimin e ka përfunduar në qytetin e lindjes, ku edhe ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Edukimit.Libri i parë i botuar i saj është “Kohë e mbyllur ne shpresë” 2011 Ka botuar shumë poezi në përmbledhje grup autoresh, në periodikun…

Read more Elona Pozhegu

Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar: – vëllime me poezi “50 poezi dhe 5 intermexo”, Shkodër: At Gjergj Fishta, 1996.“një grusht jetë sa me vdekë”, Tiranë: Adonis, 2016.“poemat e hueja”, Tiranë: Pegi, 2017.“Enciklopedia e Mërgimit” (&Shqiptar Oseku), Tiranë: Onufri, 2019. – përmbledhje shkencore:…

Read more Entela Tabaku

Enkeleda Ristani

U lind më 13 gusht 1974 në qytetin e Fierit, ku ndoqi arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm. Përfundoi studimet e larta në degën e administrim-bisnesit. Është nëna e tre vajzave, siç nëna e tre librave me poezi: “Perënditë vishen me mjegull”, “nesër është e vona ime”, “E di, Gyter?”. ********** duket se jam konsumuardhëmbët e…

Read more Enkeleda Ristani

Liridona Shehu

Liridona Shehu (17.01.1992, Lukinaj, Has). Studimet themelore dhe studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gjuhës Shqipe.Ka shkruar poezi që nga fillorja dhe ka botuar në revistat e filloristëve. Libri i saj i parë ’’Alfabet zemre’’ është botuar në vitin 2011. Merret me krijimtari poetike vazhdimisht, duke marrë pjesë…

Read more Liridona Shehu

Desantila Qerimaj

Lindë në vitin 1980 dhe rritë në qytetin e Shkodrës, fillimet e Desantilës janë të lidhuna ngusht me muzikën, sidomos violinçelin. Studion ne Liceun Artistik “Prenkë Jakova” Shkodër, mandej në Conservatorio “Cesare Pollini” Padova Itali. Gjatë këtyne viteve mban të pacënuem mrendë saj pasionin për letërsinë. Merr pjesë si violinçeliste në orkestra të ndryshme simfonike…

Read more Desantila Qerimaj

Alma Braja

Alma Braja u lind në Gjirokastër më 1974. Që prej vitit 1993 jeton dhe punon në Athinë, Greqi. Ka studiuar për profesione turistike dhe vitet e fundit punon në një agjensi turistike. Kontaktin e parë me poezinë e pati në moshë të re. Pak para se të nisej për Greqi, punoi si spikere në radio…

Read more Alma Braja

Drita Ademi

Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë , jeton me familje në Zvicër.Drita është autore e dy vëllimeve poetike, Placebo , botuar ne Londer 2011, dhe Andrra e Gjethe, botuar nga TOENA në Tiranë ,2018. Drita është pjesmarrëse në disa antologji gjermane dhe ka botuar poezi tek Frankfurter Biblothek, myStoryes, Deutsche Gedichte . Poezite e saj…

Read more Drita Ademi

Sevëme Fetiqi

Sevëme Fetiqi u lind më 7 maj 1961 në Vushtrri. Studioi mjekësinë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Që nga bankat shkollore tregoi interesim dhe prirje për poezi. Poezitë e saj u botuan në shumë gazeta dhe revista. Në vitin 1983, poezitë e saj u botuan në antologjinë „Rrjedh e lë gjurmë” të cilën e…

Read more Sevëme Fetiqi

Brikenë Ceraja Beka

Brikenë (Jakup) Ceraja–Beka u lind më 4 dhjetor 1979 në Mitrovicë ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës i kreu në vitin 2003. Ka mbaruar masterin në Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës me temën “Figura e Skënderbeut te ‘Skënderbeu i pafan’ e De Radës…

Read more Brikenë Ceraja Beka

Flutur Mustafa

Flutur Mustafa Pllana – Shkrimtare nga Ulqini, Mali i Zi. Autore e tri vëllimeve me poezi: Përtej Lajthitjes, Na dy, Andje. Tekst-shkruese. Ndjek studimet master në shkencat juridike ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Pasion të veçantë për skenën ku njihet për role të ndryshme në teatër dhe film në Mal të Zi dhe Kosovë. Aktiviste…

Read more Flutur Mustafa