Author Archives

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Irma Kurti

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”. Në 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar…

Read more Irma Kurti

Farida Ramadani

Ka lindur dhe jeton në Shkodër, e diplomuar në Mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi si dhe “Ndërmjetëse, Parandaluese e Problemeve Sociale” (Psikologe) nga Regione Emilia Romania. Shkrimtarja Farida Ramadani është shpallur ndër shkrimtarët më të mirë të Veriut të Shqipërisë për vitin 2016 nga “Best 10 North. Ramadani është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme në…

Read more Farida Ramadani

Diella Çitaku

Diella Çitaku , ka lindur më 13. 5.1979 në Prishtinë. Jeton në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Komunikim Masiv-drejtimi gazetari. Po ashtu është duke e përfunduar masterin po në këtë drejtim. Një kohë ka punuar si gazetare, në gazetat e përditshme, ”Dita”, pastaj në “24 orë”, dhe në gazetën “Rilindja”. Po ashtu disa vite ka…

Read more Diella Çitaku

Natasha Duriçi

Lindur më 17 /04/1971 ne Dibër ku edhe jeton. Ka përfunduar studimet në Shkenca Politike. Nënë e dy djemve. Ksi grueje Nji grueje nuk kish guxu kushme i shkru i pari.Nji burre i huj nuk munet.Asht copë e madhe gruja e miletitt’ ngel në fytt’ merr frymën.Hall ta dush e hall ta lesh pa dashtëkjo…

Read more Natasha Duriçi

Rita Petro Filipi

Rita Petro (Filipi), e lindur në Tiranë, më 13 mars 1962, e diplomuar për Letërsi e Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tiranës; e specializuar për Filozofi e Kulturë greke në Universitetin Filozofik të Athinës (1993), me profesion specialiste didakte për lëndën e Gjuhës e të Letërsisë në shkollë; autore në 40 tekste shkollore, drejtoreshë dhe…

Read more Rita Petro Filipi

Zyrafete Manaj

Zyrafete Kryeziu-Manaj, ka lindur në Suharekë.Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendlindje, kurse Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë.Pas mbarimit të studimeve punoi si mësimdhënëse në Suharekë, Gllarevë të Klinës dhe në Gadime të Lypjanit.Shkaku për ndërrimin e vendeve të punës është se Zyrafeti u burgos në vitin 1982, për veprimtarinë e…

Read more Zyrafete Manaj

Mevlyde (Mezini) Saraçi

Mevlyde Mezini Saraçi, u lind më 15.12.1954, në Mitrovicë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Studimet master, Menaxhimi i Emergjencave i kreu ne Kolegjin Universitar “Biznesi” në Prishtinë dhe ka marrë titullin “Master i Arteve në Menaxhimin e Emergjencave”.Para se të burgosej ka punuar si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe në…

Read more Mevlyde (Mezini) Saraçi

Denata Ndreca

Denata Ndreca ka lindur në Shkodër në vitin 1976. Është poete, gazetare, shkrimtare. Ka botuar vëllimet me poezi:“Rreth meje”, “Pa frikë”, “Një far në mjegull”, “Kohë e mohueme”, si dhe librat për fëmijë “Karroca magjike” dhe “Jam unë” të cilët janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Fituese e shumë çmimeve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për…

Read more Denata Ndreca

Donika Gashi

Donika Gashi u lind në Prishtinë në vitin 1974. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë.Në Universitetin e Prishtinës mbaroi Fakultetin Filozofik, degën e Sociologjisë.Shkruan poezi që nga mosha e re, ka qenë fituese e disa çmimeve për poezi dhe është përfshirë në disa antologji të poezisë në gjuhën shqipe.Donika është marrur edhe…

Read more Donika Gashi

Shqiponja Duro

Shqiponja Duro ka diplomuar për Gjuhën Frënge në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës (1989-1994) si dhe për Shkencat Sociale (puna social kulturore), Shkolla e Lartë & Universiteti i Leuven, Belgjikë (2000-2005).Ka botuar: Kopsht Lakuriq (poezi), Tiranë, AGETA lmg, 2010; Flokëza të kuqe bore (roman), Tiranë, Botimet Gjergj Fishta 2015; Violinë nën shi, roman, Botimet…

Read more Shqiponja Duro