Anisa Ismaili

Anisa Ismaili ka lindur në Prishtinë(1973).Shkollën fillore, të mesme dhe Fakultetin e Arteve-dega Aktrim e ka përfunduar në Prishtinë.

Me profesion është aktore, luan në teatër, film. Punon si producente në RTK dhe është autore e disa emisioneve për fëmijë. Po ashtu është aktiviste për të drejtat e grave, vullnetare dhe filantrope.

Në vitin 2014 ka botuar librin  me proza “Momente”. Së shpejti do e kemi edhe librin e saj të dytë me proza dhe tregime.

Pritja

Sa e kam pritë rrezen e diellit ftyrës me m’ dremit.
Yllin n’ pëllëmbë të dorës me m’ra.
Hënën gjunjëve me m’ zbritë.

Kam pritë…
Unë…
Por…

Shkelmi yt m’ ka ra gjunjëve
Mohimi yt duarve,
Fjalët e mbrama fytyrës …

…e unë, ende pres një tjetër yll,
një tjetër rreze,
tjetër hanë.

Të pres ty!

Llava

Si një llavë që zbret nga krateri
çan rrugën, shkrinë pengesat me lëvizje
të ngadalta por t’ fuqishme, për ta arritur fundin.

Rruga që e përshkoj do të lë gjurmë t’ pashlyeshme
e kthen kokën pas i pëlqen ajo panoramë
“ Mua askush nuk mund të më shlyejë, jo”.

Përderisa kam zjarr përbrenda jam shkëmb lëvizës
kahjen e caktoj unë dhe vazhdoj tutje,
të jem edhe më e zjarrtë….

Sot

Sot mami im e humbi shoqen e jetës së saj, dua të qaj.
Sot mora një thirrje nga larg, eja tek unë… dua të qaj.
Dua të bërtas e zëri im të dëgjohet deri në qiell,
larg e më larg, dua të çjerrem derisa ta humb
edhe forcën e fundit që kam në trup.
Sot ndihem kështu e nesër a do të qesh?
Jo, dua të qaj e të shkoj tek ai,
në atë vend të huaj dhe të bukur,
të jem me të së paku për një kohë, t’i shijoj ato çaste që vetëm i mendoj.
Dua të ikë prej këtu, as kokën të mos e kthej prapa, të lë punën, të lë…
gjithçka, për vetëm një javë.
Dua të futem si margaritar në guacë e të humb diku në det,
e atje do të më presë Ai, përtej Oqeanit.
Dua të qaj e nesër a do të qesh!!!

Ngjyrat

Çdo ëndërr imja ishte me ngjyra
që më jepnin ngrohtësi…
Vendi ynë i vjetër me plot kujtime ,
duket si një kështjellë …

Horizonti në thellësi na ofron
qetësinë e bardhësinë,
që ne ta kemi më afër ngrohtësinë.

Andaj cilën ngjyrë të kërkojë?
Cila na përshtatet më shumë?
E bardha që nuk shihet asgjë?
hiri të zbehtë, e cila është e vranët si qielli me shi
apo të kuqën e zjarrtë, që na digjte gjakrat?!
Cila? Sepse po çmendem duke pritë….
Më janë përzier e më kanë krijuar një tollovi ngjyrash e unë dua ta kem të kthjelltën….që shkëlqen si kristali….

A ka një ngjyrë të tillë? …e dua atë!

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

1 Comment Leave a comment

Leave a Reply to Dalmat Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: