Natasha Duriçi

Lindur më 17 /04/1971 ne Dibër ku edhe jeton. Ka përfunduar studimet në Shkenca Politike. Nënë e dy djemve.

Ksi grueje

Nji grueje nuk kish guxu kush
me i shkru i pari.
Nji burre i huj nuk munet.
Asht copë e madhe gruja e miletit
t’ ngel në fyt
t’ merr frymën.
Hall ta dush e hall ta lesh pa dashtë
kjo lloj grueje
n’nadje mbetet pa shkru me askend
e n’mbramje ajo len gjithkend veç vedit.
Nji grueje keshtu…
paj asnji burrë nuk trimnohet
me e dvetë, me i folë ai i pari.
Paj, burrnia kot mshifet n’pantolla t’gjana
n’ kmisha të kopsituna
ku jakat e puthituna
munohen me dallue aq sa me fsheh
mollën e mëkatueshme.
Nji burrë e len njiket grue
me kenë trime
me lype ajo dashni e para.
E nesrit me i thanë
e nise ti e para zemra jem!
Por ti je e ndalume për mu
je hise e huej.
Ani pse luftat herë e përherë
kanë emën femne
burrat janë vra përherë për hisen e tjetrit
me marrë janë shu qyteterimet
e kurrë me falë a me dhanë.
Asht haram me marrë gjanë e huej thuhet
por çdo burrni ka ra përdhe
nën kambët e saj
lindë të shembet çdo gja prej nji grueje kështu.
Tuten, frigen,
ata që u banën të vdekshëm
vetëm për të
e sot bajnë moralin e rrejshëm
nën rrogoz mshefun
dëshirim për kurmin e saj
afsh, jarge, sy që digjen.
Ajo që sot përfolet e gjuhet me gurë
herezia që thyen kanune e kode unazash.
Jo çdo burrë e meriton nji amazone
fundi nis tuj fillue.
Paj, nji grue pret me le burra.
n’këtë nadje.

E rrëzueme nëpër dhambë

E rrëzueme nëpër dhambë
Pas çdo andrre që kam humb
dhe kur mbas shpinës gjana plot kam lanë
Edhe pak vete humbun kam në heshtje
kur hijen bana rob për t’miat kambë
Sa shumë me sytë e mi qava për tjerë
përherë lotët mbi mue kryp e rame
Shpesh përdhe kur rashë
rrëzue nëpër dhamb,
shava keq botën
Sa shume muzgje ikën trishtë
sa netë jete u shtrinë gjatë e gatë
Sa ditë dhambt kur m’i mpine
veten rrena e thash
asht asht ditë e pa bame.
Sa herë qe jetën e lash me m’mujt
e s’mbajta fjalën që pata thanë
Atëherë etje kam ba ujin , e helm detet
Në vetmi shkretoja,
breg e ranë.
Sa here u bana babë,
aq herë humba nanë
sa herë e humba rrugën, buzët gjakosa me dhëmbë.
Dënue isha mos me marrë shpirt, sa frymë pata dhanë.
Edhe boshllëk kur bahem,
jam boshllek i zánë

Lum i mirë

…se edhe nji gjethe të jesh
nuk mbytesh
kur lumi t’përkund ndër krahë,
e të pëshpërit ninulla uji.
nga gjethe damardale tek bie
nji lumë di me t’ba lule dashnie.
Shkon kaluar
hipur mbi këmbët e tij të ujta
me dorë hap rrugë
që ti gjethëz e vogël mos me u mbytë
Mos me mbetë nëpër gure bregut harrue.
..Se nji lumë zemërmadh si ti
nuk i thotë kurrë nji gjetheje
je ikje vjeshte e pafat ,jo jo!
E bán me ju duk’ vetja varkë ,
dhe lopatat rreh butë ai varktari i saj.
Se nji lumë i mirë
kur nji gjethe trembet e rame trungjesh
nuk u hakërrehet brigjeve
por gurgullon e me shtratin puthet.
..se nji lumë i mirë si ti
edhe nji gjethe e rame me qenë
turbullohesh si pasqyrë e avullueme
e gjethes i duket vetja prapë pemë.

Ashkël!

..sa baj me t’shkru ty
m’thyhen te tana majat e karbonta,
dhe druni rreth tyne hahet n’dhamëza nëpër qoshe
si thojtë e tu ngranun dhimbtash.
Randon boll pesha jote
nën te thërmohet n’pluhun çdo copë e zeze karboni
e bahet ashkël n’tallash ç’do dru lisi.
Rrëzohet çdo gja nën ty
çdo gja që ka krytë e fortë ,njashtu si tanën
ha vetin e bjen përdhe se nuk don me u thanë.
Paj..jam mallëzu fort t’shkruhena bashkë
gur i ashpër, dystu njat nerkresë numrash
copa hangër inatesh
gem i fatit tem, bardh e zi ngjymun n’gri.
Paj..n’zemën t’tokes
lang ka
ani pse laku me tym t’qorrum
ani pse rrethaku me rrasa t’gurta
ani pse vesh me tesha t’kafta dhenash
e kunorë ullini ka mbi kry
Gur nuk bahesh kur ke le me kenë za e ujë
A pe sheh ..vjen tuj u paku idhnumun n’vete
tuj u hupë
E une nuk po muj me të thanë
se e heshtuna jote bahet..
lis qe m’pret udhën..
gur qe m’nal kamën..
e karbon qe m’helmon fjalën.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: