Shqiponja Duro

Shqiponja Duro ka diplomuar për Gjuhën Frënge në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës (1989-1994) si dhe për Shkencat Sociale (puna social kulturore), Shkolla e Lartë & Universiteti i Leuven, Belgjikë (2000-2005).
Ka botuar: Kopsht Lakuriq (poezi), Tiranë, AGETA lmg, 2010; Flokëza të kuqe bore (roman), Tiranë, Botimet Gjergj Fishta 2015; Violinë nën shi, roman, Botimet Gjergj Fishta, 2017; Rode sneeuwvlokjes (roman), Hollandë, Boekscout, 2016; Lueur de la pluie (poezi), Francë, L’Harmattan, 2019; Mijn ogen vallen op mermer (poezi & ese), Hollandë, Boekscout 2020;
– Ese mbi dadaizmin dhe surrealizmin belg, letërsia si shkollë më vete Marsel Prust në revistat : Revista letrare, Mehr Licht, revista ILLZ (Tiranë) si dhe në revista të ndryshme lokale belge.
– Aktivitete mbi jetën dhe rolin e Faik Konicës në Bruksel, revista Albania (pllaka perkujtimore Faik Konica në Rue de L’Albanie-Bruxelles)
– Qysh prej vitit 2009 ; koordinatore e shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë në Belgjikë ; bashkpunuese midis lidhjeve letrare belge dhe ato shqiptare si dhe instancave te kulturës pranë qeverisë belge.
– Botime shkrimesh dhe intervistash në shtypin belg mbi tema socio-kulturore (Fnack, De Standaard…).
– Pjesëmarrje aktive në grupe pune qeveritare si dhe panele të radiove dhe televizioneve belge (flamane) mbi tematika të larmishme mbi integrimin, diskriminimi (implicit dhe eksplicit), multikulturalitetin dhe e drejta e votës së migrantëve.(Radio 1, Radio Leuven, VRT 1, VTM)

Sfinks

unë jam hija e kafkës sime
jam rrahje e zemrës së fëmijës së braktisur
para shtëpisë pa çati, me tym oxhaku gri
jam qiparis i prerë në rrënjë

unë jam drita e hënës në zemrën pritëse
të dashurisë nën hijen e trishtimit
si shikojnë yjet metamorfozën time
një flutur pa krahë e pa kokë

unë jam pritja e kohës së vrarë
jam loti i rënë nga sy jeshilë
jam hija e barit jeshil
që mbiu mbi shpirtin tim

unë jam ç’ka nuk isha dje
jam rebelimi e së tashmes
dilema e së nesërmes
nën çarçaf të bardhë
shkrihem në një bulëz loti

jam Sfinks…

Qytet i pranguar

Bustet ranë në tokë,
Muret mbinë në kokë.
Në qytetin pa emër,
Dielli nuk shkëlqeu më.
Në errësirë, një njeri i verbër,
Krrusur mbi bastun po kërkonte
Kapelen e rënë.
Trokiste në çdo gur.
Tingulli i gurit i tregonte rrugën e humbur
Për te shtëpia pa çati.
Nga sytë i pikonte gjak,
Nga goja i dilte baltë.
Në atë qytet jetonin njerëz pa kokë.
Që vrisnin fluturat e natës.

Një flokëz e kuqe bore

Nga shpirti të flas e po gulfas!
Eci në hapat e tu në qytetin e braktisur,
ku gurët bartin lashtësinë e së bukurës.
Në tavolinë u ndez një flakëz e trishtë qiriu.
Malli digjet n’shpirtin e trazuar.
Ulem në kolltukun ku meditoje ti.
Një flutur nate u ndal në dritare.
Mbylla sytë e ëndërroj atë flokëz bore,
që binte butësisht mbi flokët e tu,
si fije të ngrira hekuri, si shina hekurudhe,
ku gishtat e mi drithërueshëm ngrinë,
ku ngeli varur një kujtim.
Ah, sikur një flokëz bore të isha
e të shkrihesha mbi buzët e tua!
Një tren i gjatë përshkoi ballin tënd,
ato shina rrudhash që shtrija me buzë,
ndërsa ti shihje përmes xhamash borën.
Binte borë në kopshtin e bardhë lakuriq
e ne përhumbur shkriheshim
Në një flokëz të kuqe bore.

Kopsht lakuriq

Kopshti i saj i zbehur është lakuriq.
Lulet e trishtimit në kopshtin blu kanë varur kokën…
Mbi tavolinën blu disa kokrra gruri të verdhë.
Në mbrëmje ajo brumos miellin e bardhë për ditët që vijnë të portokallta
E ikin si hije resh gri, të zeza, blu…
Mbi tavolinën blu të rutinës së saj ka hapur fletët një ditar jete,
Me dallgë të zhurmshme, si oqeane të dehura nga pasione
Ajo grua e zbehur, me buzë të tretura nga zbrazëtia,
Si shkëlqim i zbehtë i yjeve, n’sytë e ujëvarave.
Gëzimi i saj është nata kur qetësia i driton nga brenda
Në një nga fletat e bardha, të hapura të ditarit,
Derdh dhimbjen e heshtur të jetës, si bora e bardhë mbi çatinë
E shtëpizës së vetmuar, në një cep të qytetit të (m)anktheve,
Qyteti i njerëzve me sy të ndritshëm e miopë e mace të vetmuara.
Mbi tavolinën blu, intime, një vazo e thyer me lule të vyshkura.
Në agim rrëshket ajo si hije, e veshur me të bardha, në kopshtin lakuriq,
Për të ndaluar atë, “burrin e jetës”, të mos ua presë kokën luleve:
Luleve blu, të verdha, të portokallta…
Luleve të trishtimit në kopshtin lakuriq, që ndizen në qiell,
Si yjet në agim.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: