Denata Ndreca

Denata Ndreca ka lindur në Shkodër në vitin 1976. Është poete, gazetare, shkrimtare. Ka botuar vëllimet me poezi:
“Rreth meje”, “Pa frikë”, “Një far në mjegull”, “Kohë e mohueme”, si dhe librat për fëmijë “Karroca magjike” dhe “Jam unë” të cilët janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Fituese e shumë çmimeve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për letërsi.
Poezitë e mëposhtme, janë të shkëputura nga libri i saj i fundit
“Luledimër” – dalë në shtyp në mars 2020, në Firence, qyteti ku ajo banon.

**********

Vetmia ka aromën
e erës së fikur,
peshën e errët
të një pusi pambarim.
Vetmia nuk është
veç emër – që të lakohet –
por gur i fortë – folje –
pa shtjellim.

**********

Na mësuat çdo gjë
ta ndrydhim;
fjalët, ndjenjat, gojën
ta mbyllim.

Na mësuat që në heshtje –
të qëndisim,
në gjergjef – lotin larg –
ta degdisim.

**********

Vrulleve shpesh dita u vë fre
dhe nata vonë tek ajo kthehet,
njëra mendjeakullt, tjetra e zjarrtë,
të gjitha orët – brënda meje.

Më i mënçur sesa nata
ndoshta është vetëm mëngjesi,
por kur këmbët shpesh i binden –
nganjëherë ato i zë pezmi.

**********

Shqyeni terrin
që sjellë – nata,
me të njëjtën forcë
që në trung peme –
ngulet spata.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: