Entela Tabaku
Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi.
Ka botuar:
– vëllime me poezi
“50 poezi dhe 5 intermexo”, Shkodër: At Gjergj Fishta, 1996.
“një grusht jetë sa me vdekë”, Tiranë: Adonis, 2016.
“poemat e hueja”, Tiranë: Pegi, 2017.
“Enciklopedia e Mërgimit” (&Shqiptar Oseku), Tiranë: Onufri, 2019.
– përmbledhje shkencore:
“Che italiano fa” oggi nei manuali di italiano lingua straniera? Tratti del neostandard in un corpus di manuali svedesi e italiani”. Stockholm: Stockholms universitet, 2014.
“Paese che vai, manuale che trovi”, Firenze: Cesati, 2018.
– përkthime:
”Long John Silver: Historia e vërtetë e piratit Long John Silver”, Björn Larsson. Prishtinë: PA, 2016.
”Nils Holgersoni : udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi”, Selma Lagerlöf. Tiranë: Albas, 2017.
”Torta me petulla”, Sven Nordqvist. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Skeptri i nëmave – Pax 1”, Ingela Korsell/Åsa Larsson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Ulku – Pax 2”, Ingela Korsell/Åsa Larsson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Kukudhi – Pax 3”, Ingela Korsell/Åsa Larsson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Udhëtimi i rrezikshëm”, Tove Jansson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2020.
poemё pёr hatrin tem
I.
për asht
për ashtin ma të parë
ndër eshtna
atë që ma din e ma ruen palcën
atë që ma mban e ma rrit forcën
atë që ka me mbetë i fundit mbas mejet
për asht
për asht
me të dashtë
II.
për llasë
për llasën ma të parë
ndër llastime
atë që ma din e ma ruen fëmininë
atë që ma mban e ma rrit pjekuninë
atë që ka me mbetë e fundit mbas mejet
për llasë
për llasë
me të pasë
III.
për hanë
për hanën ma të parë
ndër muzgje
atë që ma din e ma ruen lojën
atë që ma mban e ma rrit vallen a
të që ka me mbetë e fundit mbas mejet
për hanë
për hanë
me të lanë
IV.
për jetë
për jetën ma të parë
ndër dete
atë që ma din e ma ruen bregun
atë që ma mban e ma rrit vendin
atë që ka me mbetë e fundit mbas mejet
për jetë
për jetë
me të gjetë
V.
për dritë
për dritën ma të parë
ndër mëngjese
atë që ma din e ma ruen andrrën
atë që ma mban e ma rrit shpresën
atë që ka me mbetë e fundit mbas mejet
për dritë
për dritë
me të pritë
***
për hatrin tem
për hatrin tem
për ma të madhin hatrin tem
vlora konushevci View All →
Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt