Drita Ademi

Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë , jeton me familje në Zvicër.
Drita është autore e dy vëllimeve poetike, Placebo , botuar ne Londer 2011, dhe Andrra e Gjethe, botuar nga TOENA në Tiranë ,2018. Drita është pjesmarrëse në disa antologji gjermane dhe ka botuar poezi tek Frankfurter Biblothek, myStoryes, Deutsche Gedichte . Poezite e saj jane botuar edhe ne disa revista shqiptare. Se fundi zgjedhet edhe nder poetet me te mira te librit te vitit 2018 ( Jahres Buch 2018) me autore gjermanofoles nga Gjermania, Zvicra, Austria. Poezite e botuara ne kete liber do te ribotohen ne nje liber te vecante qe do te perkthehen ne anglisht, frangjisht .

Dialog me Azem Shkrelin

Kur lirika vonohet me u kthye n`atdhe
a e din kujt i ngjaj?
Zogut i ngjaj.
Zogut që e pat vra gjuetari në fëmijëninë time.
Zogu pat ra në tokë pa frymë,
e fshihte kryet nën shi.
I lëshonte krahët përdhe
dhe e përzinte shpirtin…

Të kam pa andërr

Të kam pa andërr tue u mërzitë për mue,
tue më dashtë mue,
tue qeshë me mue dashunisht.
Të kam pa andërr tue heshtë,
ulun në bankën e nji vjeshte tjetër
e malet me thinja
e drita mbushte sytë e tu me ar.
Të kam pa andërr tue të harrue,
si vdisnin në mue ngadalë ata sy me ar
e thaheshin ata lisa
e shterrej ai lum
e qanin zanat për atë burrë
që n’kambë s’do të çohej mbrenda meje kurr.

Vetmi

N’vazon teme ngjyrë ari
asht nji qytet i vizatuem.
Mbijnë lule t’gjalla n’të
Sapo çelin, ato
Kthehen n’lule plastike.
Nji ditë do ta marrin t’verbuem qytetin pa ndjenja.
Nji ditë do t’më mbulojnë dhe mue
Pa ndjenja, t’vetmueme…

Gjama jeme
Gjama jeme ka me kenë sa drita
kur të desësh me t’ngjallë,
me t’bukuru , për qejfin tem,
ambël trupin me ta lotue.
Zanë mali kam me u bâ
e në mos dëshirofsh me u ngrit’ vorrit,
vdeksha ma mirê!
E verbët, mes vargjeve t’lotëve kam me t’nderue.
Le të shkruhen mijra vargje,
kangë e tragjedi:
dy veta u deshtën dikur
të fshehun emnash,
u treten yjesh.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: