Brikenë Ceraja Beka

Brikenë (Jakup) Ceraja–Beka u lind më 4 dhjetor 1979 në Mitrovicë ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës i kreu në vitin 2003. Ka mbaruar masterin në Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës me temën “Figura e Skënderbeut te ‘Skënderbeu i pafan’ e De Radës dhe ‘Histori e Skënderbeut’ e Naim Frashërit”. Aktualisht është duke vijuar doktoratën në Universitetin “Kliment Ohridski” të Sofjes.
Me shkrime ka filluar të merret që në moshë të re. Shkruan kryesisht poezi, por herë pas here shkruan edhe tregime të shkurtra. Deri më tani ka botuar tri përmbledhje me poezi. Përmbledhja e parë, “Fytyra e babait”, u botua në vitin 2002 nga Shtëpia Botuese “Rozafa” në Prishtinë, ndërsa e dyta, “Udhëtim me fjalën e vrarë”, u botua në vitin 2006 nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”, po ashtu në Prishtinë. Libri i saj i tretë, “Më fal pak dashuri”, u botua në vitin 2017 nga shtëpia botuese “Deon AB”.
Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista letrare të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka botuar poezi, tregime të shkurtra, recensione dhe vështrime për libra dhe autorë të ndryshëm.
Poezia e saj është vlerësuar si nga lexuesi po ashtu edhe nga kritika, duke u shpërblyer disa herë. Në vitin 2003, në manifestimin “Kepi i shpresës së mirë – Fahredin Gunga”, i cili mbahej në Mitrovicë, është shpërblyer me çmimin për veprën më të mirë në poezi me librin “Fytyra e babait”. Në vitin 2006, në Mitingun e poezisë në Gjakovë është shpërblyer me çmimin për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare të këtij manifestimi. Çmimin për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare të Mitingut të poezisë në Gjakovë e ka fituar edhe në vitin 2008. Me çmime është shpërblyer edhe nëpër aktivitete dhe konkurse të ndryshme letrare.
Që nga viti 2003 është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Mbrëmë të takova

Mbrëmë të takova
ashtu si çdoherë
nën heshtjen e kohës
bëje dashuri
e hana kish fillu me dalë
ashtu e bukur
mbrëmë të takova
kur nata kish harru me ndalë dritën
e ti në heshtje drithërije
para flakës së qiririt
netëve të gjata falje veç dashuri
mbrëmë
në heshtje
ta vizatova hijen me tymin e qiririt
e ti dashurinë ia fale hanës së plotë.

Një epitaf në gur

Rruga ish mbulu me gjethet e blinit
nga lagështia e natës ishin rrudhë dhe po rrinin bashkë
ajo ish strukur nën ombrellën e saj
e heshtur po vëzhgonte qiellin
lotët i rridhnin nëpër fytyrën e humbur
ecjen e bënte me hapin e shpresës
në guacë e kish futur dashurinë
që ta ruante nga përplasjet e dallgëve
e gjethet do të thahen e do t’i kthehen blinit
hija do ta shoqërojë në ecjen e saj
rruga do të ketë një gur
mbi të cilin do të mbetet vetëm një epitaf.

Gotë Bohemi

M’u zbrazë si gota e bohemit
kur nuk e lë as pikën e fundit në të,
m’u shembë si toka e me shpërthy si vullkan
me uluritë si kope e ujqve
e tana ato degë m’u këputë
e rrajët me dalë nga shtrati i tyre
në këtë botë m’u zbrazë
si gota e rakisë që zbrazet
në mbrëmje e në mëngjes.

Valixhja e kohës

Lind nën tingujt e këngës së mallkume
ik një ditë në kohën më të ëmbël të rinisë
e bëhesh nuse duke të uruar me fjalët
që vetëm të falësh dashuri e respekt
e nanë kur bëhesh
çdo damar të trupit e ngrin për fëmijë
e kur zani të ngjiret
ti nuk hesht së këshilluari e fal ëmbëlsi
plakesh nën fjalët e ninullave
ik një ditë
një orë
një minutë
kur pas le vetëm pajën
në një valixhe të grisur
nga vuajtjet e pluhurosura
nga koha.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: