Flutur Mustafa

Flutur Mustafa Pllana – Shkrimtare nga Ulqini, Mali i Zi. Autore e tri vëllimeve me poezi: Përtej Lajthitjes, Na dy, Andje.

Tekst-shkruese.

Ndjek studimet master në shkencat juridike ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Pasion të veçantë për skenën ku njihet për role të ndryshme në teatër dhe film në Mal të Zi dhe Kosovë.

Aktiviste për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së ambientit. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?

Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
ca fjolla bore që mbase nuk shkrijnë,
Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
mbase orteqe që farën se lënë të mbijnë.

Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
mbase pa mund do dergjeshim në shtegtim
Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
dy murgj duke i bredhur dashurisë, në kërkim.

Mbase s’do mundoheshim të ishim çfarë sjemi
dhe do kënaqëshim pa mund me pak,
po ç’mund të ishim nëse nuk do ishim,
mbase veç një zjarr, zjarr pulpulak.

Por ja që jemi zemër, me ç’mund ndërtuam
hapëm themele me armaturë besnikërinë
deri sa ngriu betoni me po aq mund qëndruam
të përqafuar, duke thithur në vend të ajrit, dashurinë.

Mos na zhvishni me sy!

Nxorrem apo nuk i nxorrem kembet
ju, mos na zhvishni me sy.
Mbathem apo nuk mbathem taka
ju, mos na zhvishni me sy.
Patem apo nuk patem fytyre,
ju, mos na zhvishni me sy.
Dhame apo nuk dhame gji,
Ju, mos na zhvishni me sy.
Nxorrem apo nuk nxorrem gjinjte
ju, mos na zhvishni me sy.
Vume apo nuk vume shami
Ju, mos na zhvishni me sy.
Dolem apo nuk dolem per vrap,
Ju, mos na zhvishni me sy.
Shtuam apo nuk shtuam peshe,
Ju, mos na zhvishni me sy.
Puthem apo nuk puthem nje grua
Ju, mos na zhvishni me sy.
Puthem apo nuk puthem nje burre,
Ju, mos na zhvishni me sy.
Dashuruam apo nuk dashuruar,
Ju, mos na zhvishni me sy.
Patem apo nuk patem moral,
Te gjykosh nuk te takon ty.

Mozaik Ulqinak

Ulqini është si ai fëmija që mbanë nënën përdore dhe pa lejen e saj                s´largohet dot.
Ai është adoleshenti që thyen rregullat dhe deri në orët e vona bredh rrugëve të veta. Unik është Ai Ujk Deti Ulqini ilir.
S´të nis kurrë duarbosh rri me shportën miqësore të stërmbushur me sinqeritet e mirësi. Ulqini është nikoqir i dashuruar në sytë e romancierëve që brigjeve të tij humbën dhe rigjetën dashuritë.
Ai është dëshmitar i shumë mesazheve dërguar fshehtas në shishe të lëshuara në det përcjellur nga dallgët-të bijat e tij për në një qytet tjetër -te tjetër vëlla ilir.

Ulqini është mall i gjyshërve për nipat në mërgim është loti i jetimit që jeton me mallin për nënën.
Jeton në çdo shpirt njeriu -çdo shpirt njeriu jeton në Ulqin I moçëm sa vetë jeta… Rrokullisen bedenave të tij kujtimet e Servantesit dhe Dulcineas Ulqini përkëdhel Ranën dhe marrëzitë rinore i humb me natën.
Mëngjesi ia fsheh të gjitha.

Ulqini ta shtron në pjatë qefullin lazdrak kurse eh Buna fsheh në trekëndëshin e vet natyrën tërheqëse femërore.
Ai luan domino me gjyshat për më të vegjëlit është djepi që i përkund e rimëkëmb.
Ahh i tillë është Ulqini.
Jeta është Ai.
Ulqini është vetë jeta.

Për Schubertin, dolli!

Schubert,
a do inspirojnë ndokënd
të miat vargje
siç të inspiruan ty
të se di se kujt vargje
atë pasdite në “Zum Biersack”?
Mbase për një përqafim?

Çfarë ndodhi në atë fundshekull të marrë?
Mbase do ndodhë dhe në këtë fillim shekull idiot!

Marshoi vallë ai i çmendur Napoleon dyerve të Vjenës?
Apo vranë një Car atje në tokën e largët e të ftoftë?

Schubert,
A pate ndonjë Elizë
apo thjeshtë vizitove një Oktoberfest
dhe shuajte etjen gjinjve bavarez?

Të mbeten në kujtesë ndarjet, apo jo Schubert?
Dua të them, nuk harrohet lehtë një shkëputje
si ajo e Hungarisë nga mëmëdheu yt?

E di që një Big Ben nuk u dëgjua në “Zum Biersack”
Por mbase ndonjë mbretëreshë të gjunjëzoi?

Dreqi e marrtë Schubert!
më pak se një Ständchen kërkoj.
Asgjë më shumë.
vetëm një përqafim të shtrëngueshëm,
nga Ai
Schubert!

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: