Nerimane Kamberi

Nerimane Kamberi ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filologjik ku edhe ka doktoruar me temën: “Kritika franceze për Ismail Kadarenë”. Profesoreshë e Qytetërimit dhe Letërsisë frënge në Universitetin e Prishtinës, Kamberi është edhe gazetare, përkthyese dhe poete. Ajo është dekoruar nga Shteti francez me medaljen “Urdhër i Palmëve Akademike” 2019, dhe është fituese e çmimit Hivzi Sylejmani për librin më të mirë për të rinj në vitin 1989. Kamberi ka shërbyer si anëtare e jurisë letrare në Universitetin e Lozanës ( Universitë de Lausanne ) dhe ISEAL (Instituti i Studimeve Shqiptare ), në Alliance française de Pristina/Aleanca franceze e Prishtinës dhe në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Kosovës në një varg aktivitetesh letrare. Ajo ka qenë edhe organizatore e shumë aktiviteteve frankofone dhe konferencave ndërkombëtare dhe aktualisht është kryetare e Espace Culturel Français (Qendra kulturore franceze) ndërkaq kontribuon në shumë gazeta të përditshme dhe revista letrare dhe kulturore. Ka botuar librat: Hoteli Grand dhe reportazhe tjera/L’Hôtel Grand et autres reportages (libër për gazetari/Përmbledhje reportazhe dhe intervista) Botimet Koha/ Prishtinë 2019; Ville des Pachas, Bazar Ottomans des Balkans, Non-Lieu, Paris, France 2009; Agnès et le Docteur Simon – Anjesa dhe doktor Simoni, roman për të rinj Edition Dejaie, -Belgique) Rilindja, 1983; Anjesa dhe shtatë pikturat roman për të rinj, Rilindja 1988; Blue-Xhinet e grisur, përmbledhje poezish Rilindja 1991; Një ditë ndoshta, përmbledhje tregime të shkurtra, Pen Qendra, 2006.

Pluhur

Ah ! rrugët me pluhur
Pas shiut
Ç’të mbetën nga ato vite?
Sokaku i boshatisur
Pse mendohesh?
Ç’të duhet të kthehesh mbrapa
Shih si e humba
Si u humba, si humba
Në keto shtigje kujtimesh
Memzi në gjysëm gjumë
Ndiej atë aromë
Në ëndrrat që nuk mbarojnë kurrë
Në ëndrrat që nuk mbahen mend
Se sapo zgjohesh
Harrohen
Kur eci në qytetin e zhurmshëm, të pistë.
Kthehem në shtëpi
Me një barrë të rëndë mbi supe
E lëshoj mbi qilim.

Më në fund

I kishin thënë
Se ajo mund të vinte
Me ditet e para të pranverës
Me trenin e fundit të shpresës
Kishte dëgjuar ca pëshpëritje
Se ndoshta as era që frynë
Nëpër gjethet në fund të vjeshtës
As perendimi i diellit
Në fund të ditës së lodhshme
Nuk e preknin më
Ai e priste
Në fund të rrugës së ngushtë
Të shpirtit të pashpirt
Ajo do të vinte, patjetër
Për ta kthyer në buzët e tij
Borxhin që ia kërkonte
Kanuni i dashurisë.

Të kujtohet Të përqafova fort

Kaloj një qerre me kuaj
Nuk e ktheva kokën dot
Edhe një shikim i shkuar posht
Prapë një heshtje, nuk ka fjalë, kot
Të kujtohet Të përqafova fort
Asnjë pikë lot
Kaloj qerrja me kuaj

Si një këngë e vjetër

Si një këngë e vjetër
Fillon gjëma e saj
Dikush tha se ishte një thirrje
Ndoshta, filloi si gjëmë
Dhe doli këngë,
Një zë të hollë që vinte nga dritarja
E hapur kah fushat, kah mali
Perdja valëvitej, e bardhë, tepër e bardhë
U këput perdja, e mori era, e çoj kah fushat, kah mali,
Kënga e ndjeki pas.

Muza

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: