Ervina Halili

Ervina Halili është shkrimtare dhe studiuese e letërsisë, me fokus të veçantë te miti. Ajo ka kryer hulumtime në fushën e automatizmit kolektiv dhe psikologjisë kolektive. Libri i saj Amuletë mori çmimin vjetor në vitin 2015 në Kosovë, ndërsa Gjumi i Oktopodit u përkthye dhe botua në gjuhën gjermane në Vjenë, në vitin 2016. Për këtë botim ajo u vlerësua nga “Landis&Gyr Stiftung në Zvicër ku edhe qëndroi në manastirin e Maria Opferung në studion e humnistit zviceran Peter Kolin gjatë vitit 2018-2019. Ka qenë pjesë e disa qëndrimeve letrare, projekteve kulturore mbi muzetë dhe panaireve ndërkombëtare si: IHAG – Graz, Museums Quartier – Vjenë etj, Muzeut të shkritarëve në Sarajevë etj.
Ajo është gjithashtu koleksionuese dhe hulumtuese e arkivit privat të shkrimtarëve të Kosovës dhe Ndërmërrjes Shoqërore Rilindja në Kosovë.

Hamalli

së pari rrëzuen kishën e vogël përtoke e thanë ua bâjmë dyqanin e madh
u dogjën meshat e këndueme dhe pergamenët e ruejtun fyshkull futun n’thes konopi
i ngarkuen në shpinë hamallit e i thanë me ecë katër ditë
me ecë katër net deri te vendi i bardhë pa shikue në thes e bzâ

kur mbërriti barkëngjitun i veneruen shpinën e dërmueme dhe e pyetën
çka ka brenda thesi
– pergamenët e kishës së vogël të qytetit t’sorrave dhe fytyra shenjtish me bojë vajisun tha plot krenari – dhe
befas
në lule balli e shpuen e ra fytyrës përdhe me gojën e terun që i priste m’e kërku nji pikë ujë
për katër ditë
për katër net

së pari rrëzuen kishën e vogël përtoke e thanë ua bâjmë dyqanin e madh

Aurë

ti je pishë
halat e tua
rrezatojnë radioaktivitetin
e nji lufte të bombardueme
në gjumë
mos lëviz
rrezatimi yt
venitë halat e pishave tjera
që pikojnë qelibarin e rruazave delikate
ngul rranjët dhe fli
pa piku poça n’tokë
ti rrezaton!!!

Mos m’fajëso

mos m’fajëso njeri
që në vegimet e tymosuna t’qytetit tone
sorrat arratisen pa krye në perjetësinë e mbramjes
e unë s’jam aty për m’e duartrokitë ritin e ikjes
por i kam ikjet e mia
i kam të miat
mos njeri
që kam lot sa nji fëmijë që ka humbun nga nana
dhe qepallat që luhaten hutuem n’erë
vij somnambul nga post-lufta e qenies hekur
nga neonët e korridorëve infektue me çmendi njerëzore
por kam paqen time
e kam paqen time
njeri mos
qe s’fle n’shtëpi në netët me bubullimë
që kthehem me rroba tjera dhe tjetër krehje flokësh
e të gjej t’ngrysun tue fishkëllu pritjen
vij nga autobusët e kaltër që kthehen nga lutja
për shpirt njeriu që rri si vesë vaksi mbi lule plastike
por kam veten time
e kam veten time

Fotografi

Veç fotografi
Në kujtesë të çdonjenit ruejtun
Nganjiherë e shkrepun gabimisht
Buzëqesh përgjithmonë

 

 

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: