Sibel Halimi

Sibel Halimi është sociologe dhe poete. Halimi është duke i ndjekur studimet postdiplomike në doktoraturë në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.

Deri tashti i ka të botuar dy libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002) dhe “Qenia nuk banon këtu” (2013) dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017).

Që nga viti 2004 merret aktivisht me studime, kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë së trupit dhe seksualitetit. Merret aktivisht me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip dhe të huaj. Sibel Halimi, njihet si aktiviste për të drejtat e grave. Me angazhimin e saj, ka arritur që disa çështje që kanë të bëjnë me gratë t`i vërë në fokus të debatit publik. Ajo është aktive edhe në fushën e publicistikës. Si sociologe ajo boton në vazhdimësi artikuj që trajtojnë problemet e shoqërisë kosovare dhe opsionet për tejkalimin e tyre.

Halimi, poashtu ka ndjekur Universitetin Veror “TCDS Democracy & Diversity Institute” në Poloni, të organizuar nga New School dhe “International Visitor Leadership Program – Women Preventing Violent Extremism”, Washington, New York dhe San Francisco.

Copë

Me mija fustana shtri në fushë jeshile
Sytë t’i marrin
N’kët fushë lodrue s’kemi
E jona kurrë s’asht kanë
Bojnat e fustanave pikturë jetën na e banë
Të mitë janë tetanë
Fatin e secilit unë e kam pasë
E zeza lindjen ma kujton 
Mallkimin që bani edhe trajt’ me qa
Nji fustan i bardhë me nji kordele t’ndame n’dysh n’cep gjini, trishtim
Ah si e maj men këtë ngjyrë, kur bardhësinë ma pshtetën për shpine
E shtrime përtoke në shpinë ku gjithnji derë e huej m’thanë
E huej mos kofsha kanë
Shumë fustana po i shoh
Duhmë vuajtje si temjan
Të varun në vig që s’kputet kurrë
Se fati i tyne asht tanë kohën n’luhajë
Fustan
I gjatë, i shkurtë as mini as korset, mortajë
Krejt gratë que n’kamë ka nji fustan me lanë në fushën e virgjënisë
Me vjerr në vigun e heshtjes
Sepse ato të paprishuna kanë metë
Virgjëninë- tapi për një jetë të tanë
Edhe unë nja po e la
Nji pjesë timen vjerrun 
N’përvuejtni 
Fustanin e kuq t’dashnisë tem t’parë 
E dhunueme po, virgjëneshë përjetësisht!

Për dyert që mbyllen

– Për timen bijë –


Në vetmi mësohu ta dëgjosh veten
Të gjërmosh në skutat e errëta e t’i rrish ball
Mësohu të ecësh vet
Edhe ashtu ishe gjithmonë
Por, heret a vonë do ta kuptosh

Mos e ndjek askend
Nëse së paku njëherë nuk e kthen kokën
E të sheh në sy
Për të kuptu nëse je në këmbë apo në gjunjë

Nëse je rrëzua njëherë
Ngrihu ngadalë
Është imazhi im e fjala “kici i mamit” që do të ndjek
Gjithmonë nga pas

Mësohu ta duash qetësinë tënde
Edhe atëherë kur nuk i beson
Nga kjo qetësi
Do të dalësh ti

Ecja nuk nënkupton gjithmonë lëvizje
Mësohu ta mbash kokën lart
të ndjekësh një yll edhe kur retë e mbulojnë
ajo do të ekzistoj për ty

Mësohu të duash
Të përqafosh
Të falësh buzëqeshje
Kurrë jeta të rrëzon e të përplas për toke
Vetja, të shpëton!

Zoti më dashuron mu

Në gjysmëhënë
Rri peng shpirt juaj
Në kryq shpresa varur
Mëkatet spërkaten me temjan
Ëndrra katedrale
Frika në kambanarë
Rrëfimi i nisur i patreguar kurrë
Zë i mekur në ndërgjegje
Ezani veç vdekjen ndërmend ta sjellë
Shpirtin ta trandë
Toka të lëvizë nën këmbë
Ti bëhesh mumje
E, zoti më dashuron mu`!

Kohë e krimbur

Marrëzinë takuar kurrë s’e kam
Veç ndi kam tregime për njimijëftyra
Për surratskuqur
Metamorfozë

Prej arratie veç me i pa
Larva krimbash
Të strehuem në mollë t’Evës
Adamin me e përtokësu

N’predikime morali
Dokrra klerikësh tu digjue
N’amfiteatra
Blasfemt’dijes
Që gjyq i bajnë lirisë

Aty ku deka kacafytet me jetën
E gjithçka bahet pelim
Tu ra e qu orë e qas
Nji dhimtë e thekshme n’bark
Lindje s’kumton
Veç rikujtim se vdekja njime kurrë s’asht kanë
Kur humbim tanaherë fitojmë
Çast reflektimi
Të mos iket asnji gllënjkë verë
Të mos venitet asnji buzëqeshje
Të jetohet çdo moment
Sikur t’jet jeta e tjetërkujt

S’ jetohet tuj u përlotë
Në ngrehina t’rrënueme
N’rrjeta marimangash
N’traj të biruem
Krimb s’dut’jem

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: