Leonora Buçinca

Leonora Buçinca – gazetare, poete, përkthyese ka lindur më 1978 në fshatin Zabel i Ulët të Drenicës. Ka studiuar “Gjuhë dhe letërsi të huaja ” në Universitetin e Triestës – Itali. Niveli master për mediat me zë. Librat e saj jane botuar në shqip, italisht, anglisht herë si autore herë si përkthyese. Ka qenë një nga luftëtaret e para grua, që nga orët e para të luftës deri në ditën e Çlirimit. Aktualisht jeton dhe punon në Triestë me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Njëzet e katër

Me 24
erdhi në jetë Jezusi,
(dimër ishte)
Jezusi,
të cilin bijtë e Adamit në
një datë tjetër e vranë,
e vranë sipër një druri lisi të vdekur
n’formë kryqi
me qëllim që lisi të vdes dy herë …

Me 24
erdhe në jetë edhe ti,
aniçka pse në një stinë krejt tjetër
(vjeshtë ishte )
….ty, të cilin bijtë e Adamit
çdo ditet të vranë nga pak
të vranë brenda një flete të bardhë
fletë ajo e të njejtit dru lisi
n’ forme gazete, n’ formë libri
me qëllim që lisi të vdes tri herë…

Me 24
erdha në jetë edhe unë,
(verë ishte )
shkumba e përroit pas shtëpisë më
kishe nxjerrë mbi Tokë…..
…mua, të cilës bijtë e Adamit,
orë e çast më vranë,
me vranë nën qiellin e hapur
qiell ai i të njejtit lis …
n’ formë lutjeje më vranë
me qëllim që lisi të vdes përherë

Tani ….data 24
vjen e shkon
shkon e vjen
krejt në heshtje

nuk ka ngelë më asgjë…për t’u vrarë!

Saherë

e kam prek kulmin e shpirtit
saherë kam kërkue falje për ato pak gabime që padashje i bana,

saherë ua kam zbute ndjenjën e hakmarrjes (ar)miqve të miqve të m’i,

saherë kam falë krejt ato që i kisha për nevojtaret që kurrë s’desha me ua mësue emrin,

saherë jam kthye nga malet n’ sh’pi e uritun e në vend të një pjate të ngrohtë kam gjetë veten,

saherë kam mësue që njerëzit e mirë numërohen n ‘gishta t ‘dorës e për të ligët e panumërueshëm asht e nevojshme me u lutë,

saherë që ja kam làn nallanet e kuqe n’dorë zemrës së bardhë
me e zmadhu ritmin e tak- takit të saj..
dhe kam fillue me dasht për qef, jo për nevojat e saj,

saherë jeta m’ka thanë jo e unë kurrë se shava n’nanë, e n’babë, e n’rob, e n’fëmijë…
n’heshtje,
(n)yje lidha litar andrrat e ju ngjita qiellit saherë desha …
aty, mes do reve ta pakjarta e kam prek kulmin e shpirtit.

Kambkacel në fushën e lojës

Ushtar’t që dalin prej lufte
dalin me nji kâmb
kâmbën tjetër ua merr’
Toka e Shenj’t.

Ushtar’t që dalin prej lufte
dalin kâmb-kacel në fushën e lojes
pavarësisht asaj çka njerëzit quajnë
fitore … humbje
ata dalin e ecin me buzqeshje t’njelm’t

Ushtar’t që dalin prej lufte
kanë nevoje me u dasht’
me u thirr’
…dhimbjet e plagëve tuaja
janë mish- âshti që bajn’
kambën e tyre të mbetun ….

Me gjak

Për me u ba “tamam” vajzë
u desht me stërpikë fëmijërin time
me gjak.
Kur u bëra “tamam” vajzë
plasi lufta
prita e përcolla plumba n’katër anë
m’shkoi gjaku
mililitër për gram
me hekur.
Erdhi “liria” e m’bani nuse,
por, për t’u bërë nuse e një burri
u desh ta piki shtratin e nusërisë
me gjak!
Burrit duhet me ja shtue hisen – tha vjehrra,
dhe Botes ja shtova një djalë
edhe fëmijën e nxora në jetë
të lyer me gjak!

Ani,…
kështu e paska shkrue Zoti.
Grueja, qenka vetja
veç në vijat e prera
të gjakut.

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

1 Comment Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: