Elida Rusta

Elida Rusta lindi më 17 gusht 1971 në qytetin e vogël alpin të Bajram Currit.
Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në qytetin e lindjes.
Në vitin 1990 fillon studimet në Shkodër në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, dega Gjuhë-Letërsi, për ta mbaruar më 1994.
Aktualisht jeton dhe punon në Shkodër.
Ka botuar dy libra me poezi,
“Njëmijë vjet Ajkunë” në vitin 2016
dhe “Engjëjt nuk mbahen për dore” në vitin 2019.
Është fituese e çmimit të parë për poezi në Detroit, Michigan, Revista “Kuvendi”, fituese e çmimit të parë në “Ditët Naimjane” në Përmet,
fituese e çmimit të tretë letrar “Frang Bardhi” në Belgjikë, fituese e çmimit të parë në Manifestimin e njëmbëdhjetë tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut” në Klinë të Kosovës.
Fituese e çmimit të parë në Edicionin e 8-të të Manifestimit “Ora e Poezisë” me titull “Dedikuar Dashurisë” në Tropojë Bajram Curri.
Anëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave prej gushtit 2017, Ambasadore e “Paqes Universale në Botë” nëntor 2018.
Është pjesëmarrëse me poezi të përkthyera në anglisht në dy Antologji Botërore,
“Atunis Galaxy Anthology 2018” (ISBN: 9781387810185) me autorë bashkëkohorë nga bota
dhe “Atunis Galaxy Anthology 2019” (ISBN: 9780359486762).
Të dyja antologjitë janë të publikuara në Washington DC, botuar në Amerikë.

Këtu prehet nji zemër

Përditë m’shkon mendja
me ja bá funeralin zemrës,
me shkrue mbi drrasë të vorrit të saj:
” Këtu prehet nji zemër e plasun,
e pádobishme”
…e me u kthye në shpi pá zemër.
Përditë dal prej murit ku më mban n’dry vetja
e largoj frikën,
shoh si due,
ashtu ndriçueshëm prej lirisë.
Sytë e bezdisshëm e kureshtarë të botës,
nuk i shkeli,
nuk i përçmoj.
Unë eci
ata vijnë zhagas.
Nuk mbushet vetja me jargët e zvarritësve.
Kam qejf me u dehë,
me ken gru e pikëllueme,
S’due me shtyp,
as me lëndue.
Ata që m’kapen mas themre,
kqyrin prej poshtë
aty mbesin,
jam msue me miza që sillen rreth drite.
Kam me dekë ndoj ditë,
kam me dekë vetë
e dehun poshtë dritares së shpirtit tand.

Një herë në njëmijë vjet

Erdhën shirat e mermertë të ndarjes,
si flokë skulpturash t’saponxjerra prej dheut.
Shkruajmë me gjuhë
në qiellzat e gojëve hapun prej habie.
Si ásht e mundun?
Na përgjigjen veç gjethet që rr’zohen vjeshtës kadalë.
Pyjet kanë fillu me u tremb prej zogjve,
lulet janë helmu prej bletëve,
pishat u ikën shkëmbinjve,
ndrruen vend me kallamat n’moçal.
Asgjá nuk àsht e qartë,
s’ka qenë kurrë.
Qysh kur befas biri i zotave Adami i tha Evës:
-Ti je grua.
-Unë jam buurrë!!
E vuni përfundi gruan e mollës,
të parën qenie t’revoltueme.
Qe pse bajmë dashni një herë në njëmijë vjet
e vdesim t’përmalluem…

Me lumenj në prehën

I mora tre lumenjtë e mi në prehën
Tuj ua përkdhel ujnat e gjelbra të syve u thashë:
– “Mos shkoni drejt detit!
Ai ásht nji snob i krypun s’ngopet kurrë me ujnat e ámbla!
Hyni prap’ në sytë e mi e rridhni si lotë,
ikni nëpër gjethe,
rránjë bari e lulesh!
Báhuni brymë mëngjesesh! “

Rrëshqitën prej prehni lumenjtë e mi
e morën rrugën e kundërt të shiut,
drejt qiejve!
Ndoshta me ujit’ Marsin
ku i kullot kuajt princi.
Bábá i ándërrt i tre lumenjve
të mi!
E iki me erën kah shemben stuhi
veshun në psherëtima…

S’jam ma Beatriçe

Strukem përditë në të njëjtën qoshe,
tuj prit zhgënjimin e rradhës.
Fërkoj dy drunj të thatë
me shpresën se ndez zjérm.
S’jam má Beatriçe!
Jam grueja e keqe që e bani burrin filozof.
Eja në funeralin tém Sokrat,
jepma kupën tánde të pelimit,
kupa pezmi po pi përditë.
Kjo botë má burra s’ka!
“Të virtytshmit” ju,
ta shkelni dashninë si armik,
të çoni në ngasje me ju tradhtue veç me ju harrue.
Gratë duan përulshëm por s’janë të askujt,
në projektet e tyne s’ka ndërtime burgjesh.
Kanë haqe burrat Sokrat!
Krejt jua báj hallall
me lirue shpirtin tém,
me dek si krah fluture mbi bár,
sytë me m’ndrrue jetë në planet të ajërt.
Kush jeton për liri
s’ka si me qenë i pajetueshëm.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

1 Comment Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: