Valbona Jakova

Valbona Jakova, poetesh e përkthyese shkon në Itali në vitin 1991. Jeton në Ghedi, provinca e Brescia -s. Në 1995 boton përmbledhjen e saj të parë me poezi Enigmat e Pasmesnatës . Në 1998 publikon Kujt i takon kjo buzëqeshie e brishtë? . Në 1999 dalin  përkthimet e Ungaretti: Raccolta di 37 poesie (ed. Mondadori); e të Neruda: Venti poesie d’amore e una canzone disperata , Njëzet poezi dashurie dhe nje këngë dëshpërimi(edizioni Accademia). Në 2000 prezanton në Tiranë përkthimin e librit të Padre Livio Fanzaga Perché credo a Medjugorje?Përse besoj në Medjugorie (Sugarco Edizioni,  best-seller i vitit 98). Në 2001 bashkëpunon si bashkëautore për tekstin shkollor Ti  racconto il mio paeseTë tregoj vendin tim botuar nga editrice Vannini. Nel 2003 fiton çmimin e parë në konkursin Immicreando 2003”organnizuar nga Fondazione ISMU e nga Arcidiocesi e Milano-s dhe çmimi i dorëzohet nga vetë Kardinal Tettamanzi. Në gusht përkthen veprën e dytë të Padre Livio Fanzaga Il Falsario- Falsifikuesi (ed. Sugargo Edizioni, 1999). Në 2006 kujdeset për tekstin dygjuhësh me fiaba të Sokol Jakovës Donne, cacciatrici e perfidi imbroglioni,  të Sinnos Editrice me redaktimin e skedës së gjuhës shqipe në brëndësi të librit të përgatitur prej saj. Në 2007 publikon përmbledhjen me fiaba Gërshërët e Erës Shtëpia botuese Weso,  Tiranë. Në 2008 fiton çmimin e parë në konkursin kombëtar të:  Poezi imigrate me poezinë “Ai do të kthehet”. Një vit më vonë do t’i jepet një çmim Njohje  nga Shoqata Vatra Arbëreshe për kontributin e dhënë letërsisë shqiptare në Itali. Në 2011 në konkursin  AlberoAndronico klasifikohet e dyta, seksioni autorë të gjuhës mëmë jo italianë për librat e publikuar në harkun e viteve ( 2005-  2010) me librin me poesi La tempesta delle ore. Në 2012 merr Diplomë për tregimin Le montagne di Kuçit, Malet e Kuçit , në konkursin AlberoAndronico. Në 2013 përkthen në shqip për kolanën “Poethry” poetin italian Andrea Garbin e të huaj si Rosana Crispim da Costa e Viorel Boldis .Në  2013 përkthen në shqip nga italishtja librin: “Come si è fatto Re d’Albania Ahmet Zogu”. Në 2014 përkthen autorë si Beppe Costa, Jack Hirschman, Valeria Raimondi- Poetry II – Rrjedhë dallge që shtyn – Në 2017 në italisht përkthen autorin kosovar Fahredin Shehu me librin dygjuhesh “Elisir”. 2017 boton librin me përkthime “Poetet ndezin vetëm llampa”. Në 2018 përkthen ne shqip poetin mantovan Umberto Bellintani me librin “Ndoshta nje fytyrë ndër një mijë”. Në vitin 2019 del libri dygjuhësh me poezi të përkthyera nga ajo në italisht të poetes Migena Arllati. Gjithashtu del edhe libri për fëmijë i shkruar në italisht “ Tre derrkucat dhe derrkucat emigrante”. Poezitë e saj gjithashtu janë të pranishme në disa antologji. Punon si Ndërmjetse kulturore.

Flokë tingujsh

Fsheh gishtat Krijimi
mbi telat e harpës.
Të heshtura nga lart,
flokët e kohës bien mbi kryet e vashës.

Prej zemrave të notave
shkëputen flutura këngëtare.
Aureola muzikore
tërheqin ndriçimin e gëzimit
rreth krahëve të tyre valltare.

Me krahë të mbyllura
palosin ardhjen e fluturimit
dhe humbasin në melodinë e harpës…

Në përkuljen e saj të fundit,
gishtat e Krijimit
         ndalen
           mbi flokët
              e vashës.

Heshtje

Dashuri fantazmë.
Abstrakte si shpresa.
Hija jote e zgjatur si kujtim
bie mbi mendimet e i errëson.

Hapat e tua,
të padukshme si koha
peshojnë mbi notat më të dhimbëshme
të tastierës së dëshirës.

– Mbrapa, ngelen thirrjet.

Dashuri fantazmë.
Pa ngjyrë, pa gojë.
Trasparenca jote e pashpirt
mbështjell formën tënde të ngathët
si frika.
Në bukurinë tënde abstrakte
si kureshtja…
konkrete,
ngelet heshtja.

Ti ishe asgjë

Një zemër tē pafajshme
thërmove.
Si rërë për veten
e bëre fund.
Dallgëve plot forcë
me të lodrove.
Stuhija mbaroi.
Tërhequr humnerave të thella
qetësisht valëzove:
– Jam det
dhe tund me dallgë përbindsha
ndjenja.
Pas shkëmbinjsh
coptoj zemra.
Mbi llahtar
le të ngrihen
zogjdeti-femra.
Qielli le t’i shpëtojë.
Shkëmbi t’i strehojë.
Pas stuhisë
qetësia ndëshkoi.
Sa dëshirë
kishte ajo t’i thoshte detit:
-Je det
si zemër e gjërë.
-Qiellit,
purpur, reve më lërë
të shoh një shkëmb.
E mbaja si dhimbje,
mbi ëndërr m’u shëmb.

Nga ëndrrat
u zgjove e trembur
si zog deti.
Me sa fuqi pate
klithe mbi të:

– Në qiell ti s’ishe
një shkëmb
që rrihte deti.
Ti ishe…
… asgjë.

Pejsazh vjeshte

Ngjyrat e kuqërremta të vjeshtës
sa më ngjajnë me diellin në perëndim,
shtrihen në hapsirë me mërmërimën e heshtjes,
kthehen në gri, thinjen në mendim.

E hirta fryn e pluhros kudo pemët
lakuriqe rrëqethen kur tunden plot mundim.
Shkundin poshtë veshjen gjethe në dëshprim
hyjnë njëherësh e luajnë në kohë vallen e erës.

Përplasin shuplakat me ritmin e stinës
kërcasin degët nën refrenin trik-tik
nderin krahët si në lutje drejt tokës
i zbrazin asaj, ujrat e rëna në rrjedh pik-pik.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: