Sarandë B. Rugova

Sarandë B. Rugova (u lind me 14 Prill 1992) në Plavë të Malit të Zi. Studimet themelore dhe postdiplomike i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Akademinë e Arteve të Bukura.
Shquhet për trajtimin e temtikave dhe motiveve të popullit dhe vendit tonë, të cilat i ka trajtuar në dramat dhe skenaret e saj. Skenari ‘Faji’ i realizuar si film i shkurtër në Festivalin e Filmit ‘Nine Eleven’ (2012). Në vitin 2013 realizoi dokumentarin për fëmijë ‘Bota ime është e madhe’. Ndërsa më tej, me 2015-tën botoi përmbledhjen ‘Drama’ me tri drama të ndryshme, si nga tematika ashtu edhe nga qasja.
Kohë pas kohe shkruan edhe poezi, të cilat janë publikuar në disa nga mediumet e Kosovës. Gjithashtu ka dhënë kontribut në asistimin e shfaqjeve në teater dhe në filma. Ndërsa, për disa vite me radhë është angazhuar edhe si gazetare e kulturës në mediet e shkruara.

ofsh’Amë

mendove se n’pjekuni s’ka me te mungua si tash
e tash?!
çdo nat’ bjen me fjet
e para gjumit te ajo rrugëton
a asht’ mall dhimt dashuni mungesë përkrahje nevojë
atëherë kur veç ajo t’mungon
i perqafim me t’zbut mllefin e dynjas
t’kësaj dynjaje!
s’asht larg jo as afër
asht’ atje ku edhe unë isha
me u kthye atje kthehe prapa
e me u kthye prapa puspafun
AJO s’e duron dështimin tat
jo.
jepi vullnetit
po cilit?
t’pluhnosumit me nevojë amnore
N’mes stuhisë t’vijn zana t’njofshëm
po po, t’ ASAJ
s’lanë me gabua as atëherë
vazhdo
e fort midis dëshprimit e fort midis dobësive
e fort përballë fjalëve atyne fjalëve që t’gërvishtin
e fort kur e lyp me t’hapë derën e buzëqeshjes
me hy Brenda e mos me i lan ven asnji bakterje prej jashtë
por jo, duhet me prit me t’prit AJO
pritje e shkurt e gjatë e pacaktueme
t’grumbullohet diçka n’fyt
donë me plas n’menime n’paraftyrime qesh e kjan
kthehe n’zbrazëti
prap fjaltë e SAJ t’japin frymarrje t’thellë fuqi
për ma mirë me u zharit me i kënaq shpirtin
atë shpirt t’lodhun e t’pagjumë
e çuem per me t’kqyr me sy t’imagjinatës
me t’përkdhel me energjinë e durve t’buta t’largta
e kështu ti vetperqafohësh n’mallin e saj
e ajo n’tatin.

T’zhdukun n’kujtesë

Sot për ju protestojmë
dhe për ju jehojnë shumë zana
pikërisht sot l’shojmë
piskamën ma t’drojtune
për nji za t’lodhun
për i drejtësi çi shuhet dal’ngadalë
për t’cilën ju luftuat
për t’cilën sot heshtja bahet kangë
vitet numërohen
e munduna po zbehet
por zani i shpresës ka fuqi
‘se eshnat n’Kosovë do të prehen’
Kjo tokë e bardhë e shtrenjtë
natën k’non bashkë me zanin e qyqes
mallkim keka ky
apo vaj shpresë dhe mall
Sot vendosim pëllëmba gjurmësh
se ju mbetët n’harresë
edhe pse në rrahje të shumë zemrave
ju ende po prehi
aty – diku
e nesërmja ka me u ba mirë
ndoshta mirë
për ne për ju dhe për disa
nji ditë kemi me iu gjetë
e s’bashku kemi me i fol
shumë të vërteta
se si ju andrruat
por nuk u flijuat
për nji kësisoji atdhe.

Muzg

Mëngjeset pa qëllim
nuk janë kurrë të ndritshme
ato zgjaten në errësirën e natës
ato të plogështojnë dalëngadalë
ato të vrasin çdo motiv
në kujtesën tënde të lodhur
shumëçka sjellet ndërmend
ato rrugë ato çaste
ato pamje të varfura
zemërplotë
kaluan
i thua vetit
sa shpejt lëvizëm në drejtime të kundërta
dhe kështu u shuakan ditët e lumtura.

Më nep ma shumë kurajë

Zot!
Ti ma dhe jetën
e bashkë me jetën, ma çove dhëmbjen
buka kenka e shenjtë
e mungesa e saj fort e randë
por, ma t’amel e paska shijen shneta
se çdo gja përskej
M’dhe frutin e bashkë me ta m’fale forcën
M’dhe kambën, por ma mohove hapin
jeta nuk kenka mish
kjo kenka trishtim e lot e molisje
por, jeta kenka edhe g’zim pa fije arsye
Zot!
Ti m’fale fëminë
e bashkë me ta m’nepe nji krevat
për cilin u tërheq si magneti
ajo e pas saj dhe unë
n’sytë e saj t’hidhun prej shkëlqimit
ti m’dhe kurajon
e pas shpine lotët m’rrjedhën
jeta kenka nji çarshafë i bardhë
n’atë bardhësi ku shuhet ngadalë
ajo dhe unë pas saj.

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: