Nafije Zogaj

Nafije Zogaj, nga Bellanica e Malishevës, është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe punon në Oxford Studio ELT Prishtinë prej 2009. Kur ka kohë dhe disponim përpiqet të shkruaj poezi dhe prozë. Më 1996 botoi libërthin “Kohë e poezisë”, ndërsa më 1997 librin “Kur bien gjethet”. Në atë kohë, ajo ëndërronte të bëhej shkencëtare dhe shkrimtare, në rastin më të keq vetëm shkrimtare.

Tepër vonë

Sa me kënaqësi do të vdisja
sikur mos të isha lindur kurrë!
Por
është tepër vonë tani, dreqi e marrtë
tepër vonë
tashmë kam dashuruar
unë
unë tashmë jam.

Ëndrra njerëzore

(Rio Grande, 24.06.2019, një baba me vajzën dy vjeçare mbyten duke kaluar lumin/kufirin për në SHBA)

Mos ma lësho qafën
ja edhe pak dhe
kapërcyem lumin
mos ma lësho qafën shpirti i babit
jaaa, shikooooo
të thashë që engjujt do na prisnin?
I sheh?

Teoria e relativitetit

Tërhequr nga burimi më shumë se nga vet lumi
u nis rrjedhës përpjetë

kur u kthye
asnjë
që dikur njihte.

Natë

Është natë.
Një qen i lagjes leh,
pas tij një tjetër,
pas këtij edhe një tjetër.
I trembin përsëri fantazmat tona, 
që shkojnë e vijnë nëpër oborr
qeshin shikojnë vëngër ëndërrojnë
qër ditët që nuk do t’u vinin kurrë.
Sapo ndalen qentë
dikush nga oborri i fqinjit përballë
që ende nuk e ka humbur kujtesën
thërret dikë me emrin e kafshës që e mbajnë për
qumësht dhe mish.
Pas pak dëgjohet e qara e fqinjit
që ka humbur kujtesën.
Askush nuk e di nëse qan nga që nuk i kujtohet gjë
apo vetëm të qajturit e mban mend.
Unë shtrirë nën batanije yjesh
djersij
për të shtatëmijtën herë
bëj pyetjen e njëjtë.
Përse duhet të zgjohem?

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: