Migena Arllati

Migena Arllati është poete, gjuhëtare, publiciste. Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani (Bishqemi, Shabani), për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 – vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj. Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 25 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).
Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë – letërsi në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.
Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë. Ёshtë Phd cand. – doktorrante e degës së gjuhë – letërsisë – komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL). Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ka punuar për katër vjet si Ligjëruese e jashtme në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë. Është redaktore dhe recensente e mbi 80 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj. Ka botuar nëntë libra dhe është fituese e dhjetëra çmimeve në fushën e letërsisë.

Skelet pa heshtje

SKELET PA HESHTJE
Nëse vdes
mos më varrosni,
mishin kapërthyer ndër vete
jashtë ma lini,
dhe do flasë ai më shumë
se ç’kam folur me heshtjen unë

Do flasë ato që krimbat
me zor të tjerëve nga dheu ia nxjerrin,
dhe bashkë me dherat e lagështirave
tutje marrin dhenë

Nëse vdes
dua të jem e pavarrosur!
Kështu,
skelet që ka ngjallur heshtjen
dhe ka vdekur pa të!

Bashkëshortë

Jemi pёrplasur
shpesh ka ndodhur kjo,
si dy ajsbergё qё rrёnjojnё
nё oqeanin e mёrisё.
Pёrplasen, shtyhen
furtunё nё tё katёr anёt.
Bunacё e lehtё vjen e pason
lehtё nё rёrё tallazet pajton

Jemi shkёndijur
si dy gurё stralli,
nga pёrpjekja
tym inatesh ka mbirё nё ballё,
jemi pёrmbytur
nё breg sёrish na ka nxjerrё tjetra valё

Nё folenё tonё mbi shkёmb
me copёza balte lidhёm fije bari
siҫ dallёndyshja tё vegjёlit ushqen
krijesat tona t’i ngrohё njё diell

Nё luftёn e nxehtё
nё luftёn e ftohtё
nga moti nё mot
sёrish bashkёshortё!

Këshillë tim biri

Shkoi dimri
Iku edhe njё stinё…
Tim biri nuk i bien mё kёpucёt e vjetshme
I duhen njё palё tё reja
Kёmba e tij e vockёl ёshtё rritur
Kёmba e tij e vockёl
qё shkel mbi tokёn e madhe,
tokёn qё mban miliarda njerёz,
njerёz dhe fatet e tyre
nё kёtё rruzull plot e plot fate

Kёmba e tim biri
do t’hyjё nesёr
nё njё kёpucё mё tё madhe.
Do shkelё mbi tokёn,
do ecё mbi botёn…

Ki kujdes biri im,
sado tё kesh kёpucё tё madhe
mos shkel mbi fate njerёzish,
ki mendjen tё ecёsh butё
tё hapёrosh ndjeshёm
me hapin tёnd mbi botёn
njerёz tё mos shkelёsh!
Nё botёn e madhe
lehtё – lehtё tё ecёsh,
me kёmbёn tёnde
askёnd tё mos shkelёsh!

“Dhunë Gruaje” (alegori)

Unё e dhunoj.
Mёngjes, drekё, darkё
ҫdo ditё dhe kohё pa kohё.
Ai ёshtё i pёrdhunuari im.
Me dy duart e mia
shtrёngoj e shkumoj,
lodhem sot
vazhdoj nesёr sёrish,
dhunё e vazhdueshme
pason tjetrёn ditё

Pёrkulem mbi tё
si njё dallgё e ngrirё,
rёndojnё duart e mia
flakёrojnё nё tё katёr anёt,
filloj mёrmёris
tregoj pa fund histori,
shfryhem para shurdhёrisё
pёr fajin e mbetur jetim,
me britmё tё heshtur
rrёfehem pёr sekretet fshehur,
i kthehem sёrish me mё shumё inat
pyes: pse vallё kёtё fat?!

Djersij, ofshaj
lotoj, buzёn kafshoj
tё gjitha shkuma e tij i mban,
sa herё i jam pranё
sёrish e dhunoj
me gojё nuk bёzan
shyqyr qё s’ka gojё

I gjori lavaman,
veҫ ai dhunёn time mban!

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

1 Comment Leave a comment

  1. Me pelqeje shume kjo platforme e poeteve shqiptare ,,, i lexova disa poezi dhe duke lexuar nuk ke mundesi te anashkalosh poeten e njohur dhe tani me nje bagazh te madh Z Migena Arllati . Poezi te mrekullueshme te cilat bartin secila nga nje mesazh te çarte per lexuesin . Uroj shendet e shume suksese ne vazhdimesi autores se shume titujve te librave Z Migena Arllati . Rrespekte !

    Like

Leave a Reply to albertmullatahiri Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: