Valbonë Bajrami

Valbona Bajrami është punëtore sociale (terapiste) me përvojë disa vjeçare në ShBA dhe bartëse e çmimit “Social Work Excellence”, të dhënë nga Universiteti i Buffalo-s në New York. Disa vite radhas ajo ka qenë një ndër organizatoret e projektit të përvitshëm “Anne Frank”, si aktiviste e të drejtave të grave. Ka punuar në organizata jofitimprurëse të shoqërisë civile si punëtore sociale në New York dhe Prishtinë, si dhe përkthyese në Institutin Ndërkombëtar dhe në Gjykatën Federale në NY. Ka pasion poezinë dhe literaturën futuriste.

**********

ma gjeni një gru n’vendin tem që nuk i ka jetu
një nga njëzet e tetë strofat e Sylvia Plath
njëzet e tetë ditë t’përsërituna
derisa jeta t’i sprovon nandë shpirta
e ndalon ciklin
me marr guxim me lëshu za
krejt n’liri
ma gjeni një të vetme pa zemërim
që e ka pa jetën në dritë syni
e s’di se ç’asht dhuna

-fizike, mendore, materiale-

një ma gjeni, që ka thye mite
s’përputhet me traditat
se ç’asht gru e mirë, e ndershme
sipas hireve që tjetër kush i ka thurë
për mue e ty
ma gjeni një të vetme për lapidar
me kujtu. me i frymëzu
të nandë shpirtat buzë vdekjes
ma gjeni një. një të vetme.
një për be
që nuk asht zonja Lazarus.

**********

Gjysma e venit tem asht krrysë,
ba dyfish. Hamall që banë.
Po ia nij lodhjen me pllamë të dorës.
E kam njoftë mirë, dikur. Ja kam njoftë hjekat.
Hapat e çaluem. Ballin zjarrmi.
Veni jem digjet n’pore
t’lkures tem, se asht ba gojëligë. Dorëligë,
n’gjysmën ku përkas.
Asht lodhë vetë prej shtage,
e zgjidhjen e lypë n’shtagë.
Veni jem u çu peshë. Asht frustru
e nuk di çka lypë. Rritë mumje
që gaditë i rrinë t’keqes.
Kepë goja. Përgëdhelë gjysmën tjetër.
U hapë zgavra. Veni jem i rrehun dikur,
rreh gjysmën e vet. Lypë dismorfi muskulare,
n’këmbim t’kokës tul.
Veni jem ta rreh venin
ku rri ulë. Shemb tokën ndër kamë.
Gjysma jem e vdekun n’venin tem,
mos koftë i jemi,
as i gjysmës t’venit tem.

**********

Sa ujë ka lëvizë n’rrjedhë, n’plluçe gurësh
t’gjujtun. N’harqe t’shtyeme prej zori.
Sa pritje me dëgju nji za që s’vjen,
s’del, s’ka shenjë për të dalë.
Sa fytyra të reja m’kaluan,
u harruan. Sa rrudha kanë me u shtu
e thinja t’mshefuna n’bojë flokësh.
Kam me dhanë buzëqeshje për hatër,
hatërmbetje, përvjedhje me sy.
V e t ë p ë r m b a j t j e
e pa dorëzuar n’shtrëngim duarsh,
marje n’gryk nën gëlltimë
me ndalu t’rrehmen e zemrës
që nuk e shujti unin tem për ty. E m’asht
lodhë çdo pore lëkure, çdo ritëm fryme
në ofshamë lirue njëtrajtshëm.
E m’asht lodhë edhe lodhja, çdo rruzë gjaku,
çdo gjymtyrë. Çdo tkurrje grushti më asht sforcu.
Andaj, hapi shpallje për ankand publik
Ndërroj zemrën t’mbushun
plot dashuni, me një
që nuk di me dashtë.

**********

M’kanë msue me u ndrydhë, shtrydhë.
Rrudhë veten.
Me përbi, me mshefë,
përhupë qysh nihna.
Flutrat e barkut me i mytë,
me vullnet të tyne, jo temin.
Rrqethat fërku me shuplakë t’u i mshefë,
kur ta shoh nurin që m’bon harqe kah huna.
Mos me folë as për vetullën tande hark,
as pullat e kmishës që t’kurojnë posturën.
Me pritë me durim, veç nëse ty t’bie n’huj,
ty të teket.
Me ta shkelë kamën kishe pahiri,
shej me të dhanë si butë, javash.
Edhe zanin ma kanë lavrue,
urdhën me folë butë m’kanë dhanë.
Me refuzue.
Shuj, m’thanë, asht marre.
Je çikë, je grue.
A e di çka, i bijmë trup ksaj pune;
T’plasin honet e botës,
n’gojë t’ukut jetofsha.
Çka, çka bre që jam çikë e grue?
Ku rafsha mos u vrafsha
Çu.
Çu bre t’puthi një here.
Veç një here.
Njeri prej gjaku e mishi,
si ti, si unë.

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: