Anila Bega Cohen

ANILA BEGA COHEN është lindur në Tiranë. Ka përfunduar studimet e larta pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë (1994). Prej shumë vitesh është marrë me problemet e edukimit parashkollor pranë Projektit per Zhvillimin e Arsimit ne Shqiperi, si dhe ka qenë drejtuese e projektin mbi Qendrat e Zhvillimit të Fëmijëve.

Më 1999 ka kryer specializim në Washington DC për programet e zhvillimit të fëmijëve parashkollorë, nën drejtimin e Children International Resourses (CRI). Në vitet 2000-2001 u specializua për zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe në politikat e prindërimit pranë “Golda Meir Training Center”, Haifa, Izrael. Në të njëjtën periudhë, ka kryer trajnimin mbi vlerësimin dhe drejtimin e programeve parashkollore në Tel Aviv, Izrael. Ne vitin 2001-2003 kryen specializimin pasuniversitar mbi Politikat e prinderimit prane Fakultetit te Edukimit ne Universitetin e lire Bruksel,Belgjikë. Është autore e disa artikujve dhe studimeve për fëmijërinë e hershme,Themeluese dhe drejtuese e “Shalom Center Albania.

Krahas lëvrimit të poezise dhe prozës së shkurtër, është e apasionuar pas pikturës klasike dhe prej vitesh është e angazhuar në menaxhimin e veprave të disa piktorëve ekspresionistë shqiptarë në diasporë.

Hyri ne boten e letersise shqipe me vellimin poetik Venera ,2016 Novelat e Hannes , 2017 dhe Lilly 2018.

**********

Do të doja të ishe me mua sonte,
Doja sonte të kujtonim vogëlinë,
Për të folur për takimin e parë,
Për të heshtur para diellit që perëndon.
Por ti je larg dhe largësia do një lumë të sajin për t’u afruar.
Në këtë lindje të parë të gjetheve,
Ora ime ka mbetur diku …
në dritaret e gurta të lutjes,
Aty ku lojërat e fëmijërisë janë kthyer në kuaj të ngjyrosur
që vrapojnë nëpër perëndime të florinjta
Dhe shpesh më ndodh të mos gjej fjalë të të kundërshtoj.
E ashtu,
instinktivisht,
e lëshoj veten,
Mbrojtur vetëm nga Zoti,
Pa mundur të orientohem në ëndrrat e mia,
Ndalem dhe mbledh thërrime gëzimi
për të ribërë me pjesët e mia më të mira
shtratin e vjetër të qetësisë,
Për të heshtur para diellit që perëndon.
O Eja i plotë dhe i qetë tek unë,
Për të zbuluar atë të fshehtë
që e kishim mbyllur në lutjet e të gjitha viteve.
Mos e këput degën e pritjes,
të lutem,
Mos e këput degën e pritjes.
Cili është shërimi i pemës që ia zhveshin me forcë gjethet?
Dhe cila përrallë të pëlqente më shumë, kur ishe fëmijë?

**********

Kur perënditë të joshin në altarin e qetësisë,
Kur tingujt e kambanave të falin misterin e mëshirës,
Kur imagjinata jote mos t’i trembet marrëzisë,
Atëherë do të vij!
E përpirë nga hija qiellore që më pengon të të prek,
Duke kapërcyer tërë pragjet e lodhjes,
Në një agim vetëm tonin
Do të vij…

**********

Identitet i ç’ekuilibruar i frymës sime
rrjedh,
rrënqeth…
Shikimi i parë përballë lumturisë,
në botën e madhe – të vogël,
pa ty
Ligësitë e pasqyruara pa elegancë në qelqe,
i thyem me puthje të lëmuara.
Dhe në ëndrra me fllade malesh
ri-nisëm në pikën e vdekjes
… Të Dua.

**********

Nën qiellin e natës,
mbi këmbët e hapura,
pluskon,
pa zë,
Në zinxhirë epshi derdhet.
Ku gishtat prekën gjurmët e lagura të buzëve,
në qelqe të krisura puthjesh,
mbi lëmshin e tokës,
këmbët spërkat,
dridhjet e hënës ndjej mbi bark,
mall,
krahë,
erdha…
Derdhet ,
dhe djeg
dhe vdes…
Nga puthjet e tua njomet
e lind sërish
…28 sekonda

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: