Vlora Ademi

E lindur në Prizren, pas mbarimit të shkollës së mesme regjistrohet në Shkollën e Lartë të Gazetarisë “Faik Konica” në Prishtinë, për të vazhduar pastaj nivelin master në Kolegjin AAB. Për më shumë se 10 vite ka udhëhequr biznesin e saj privat në Prishtinë, ndërsa aktualisht përpos punës që bën si master trajnere, drejton edhe OJQ Social Creativity aktivitetet e së cilës kryesisht janë të përqendruara në promovim të vlerave kulturore, sidomos poezisë, meqë edhe vet shkruan poezi. Por para se gjithash është nënë e tre fëmijëve Erlisit, Drenit dhe Malit.

T’ngrohtit tem

sa herë t’ndjejë nga larg
ninulla djepi m’përkundin
andrrave t’kahmotshme
për me t’pa t’praruem
magjepsun pas teje
si mas flutrave
n’hap t’parë
shkelë fije bari t’njomë
për me e pasë ma t’bukurin
t’bardhin zambak
njomun me stërpikat
e po t’bardhit lum
Po,
kshtu t’du!
t’bardhë
e t’hijshëm
me tana rrudhat e ballit
e kalldërm t’shkelun
cep m’cep
për me t’i njoftë
t’ligat
t’largëtat
e t’moçmet
mshefun rrugicash t’ngushta
e trarëve
t’rënduem vitesh
që i bajnë mbi krah
si tjegulla t’daluna boje
Po,
kshtu t’du!
pshtetun
n’gurë t’kalasë
ku e kam
n’pllamë dore
krejt madhështinë tande
me minare e kupola
si kurtizanë mesjete
n’mexhë tundimi
n’mes t’ezanit
e tinguj kambanash
që t’lypin për vete
n’t’njejtin dakik
për me i kalue lirshëm
tana urat e gurta
e me ju ngjitë shtegut t’thanave
tuj t’i numru thinjat
nji kah nji
Po,
kshtu t’du
me tana hiret
e vrragët
e shekujve
lënë mbi Ty
gjurmë lavdesh
që i shtojnë nurit tënd hijeshi
e me m’pasë zili
secila majëmali
që t’rrethon
pse shputë e imja
shejon aq prajshëm mbi Ty
Po,
kshtu t’du!
se shpirti pezull m’rri
sa herë largohem nga Ti
dhe ditën që do t’i ngjitem
qiellit përpjetë
ruhin tim t’ma mbashë shpatullave
kryet n’dërrasë mbështetë
se si n’shpatullën tënde
n’asnji tjetër shehër bote
t’ngrohtit e diellit s’e kam gjetë.

Kur

dielli një ditë do t’marr ngjyrë tjetër,
ndoshta t’hirt
ndoshta të kaltërt
ndoshta ngjyrë përjetësie,
qielli do të përmbyset n’pikë të ditës
vargut do t’i zihet fryma,
refreni do të mbetet pa zë,
e pulbardhës do t’i rëndohen krahët
n’harrim fluturimi
humbur n’pellgun e dëshirës
të shkëlqimdiellit,
të vetmes
të paguxuarës,
të patreguarës,
vetëm për t’ia prekë një herë frymën
e puthë shikimin e prajshëm,
me e ndje mallkimin bekim,
si pelegrin
zbathur me iu ngjitë mëkatit përpjetë,
shpirtnueshëm
buzëetun
me ia shiju pikën e djersës
në t’fundit udhëtim,
e me e fikë terrin
me shkëndija të vargut,
se ndryshe nuk preken
e nuk adhurohen perenditë.

Hata

kur shkelë
pragun e stinës ma t’hijshme
skutave të qytetit me kullë
dhe aty,
diku
në çarçaf bordellosh
zbulon shpirtin
e ringjallë Krishtin
shpërfillë
ndërgjegjen,
të nesërmen,
veten,
premtimin,
dhe turpnisht
lë gjurmë
afshi
e pabesie
n’besë
të katër mureve
kureshtar
për fatin e vizitorëve të etur
e të trupave pa moshë
që ndalin kohën,
errin dritën
e shpeshtojnë frymën
për një klithmë të fundit
n’harrim t’hapësirës jasht
lëshuar në krahët e mëkatit
vetëm për të shijuar
madhështinë e guximit
zbrazur djersët e aktit
mbi tespih e kryqe
dhe harrojnë
jo veç perenditë
por edhe emrat e tyre
pëshpërit vetëm fjalën: shpirt
mbi jastëk dashnorësh anonim
si të vetmit dëshmitarë
të tradhëtive
që falin dashuri çasti
në këmbim petalesh
të trëndafilave shumëngjyrësh

Hajdute qelqesh

po
jam hajdute qelqesh
mbledhun
si nishane t’kohës
kur cakrrohen sytë
e krijohen simfoni me nota t’reja
pentagramesh t’vjetnuem
me tinguj hyjnor
si ai si-bemol
lujtun harpave t’harrueme
ndërsa
qelqet zbrazen e zbrazen
për me mbushë zbraz’ti
e skutave fshihen strukun
tirrat e tyne t’thyeme
t’vjedhuna me shkas
për mos me i lane çastet
t’shkunden
si dandelion t’njomë
por me i sheju
n’forma kuarci
rujtun hendeqeve
si rrefenja pagane

dhe
ato zbrazen e zbrazen
për me e dehë zbraz’tinë
e cakrrohen si tinguj kopsash
t’shperthekueme n’harbim
n’syprekje
shkëputë me rranjë shpirtin tinzisht
dolli okë e kokë
për fate t’brishta
bash si nji gotë

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: