Qëndresa Prapashtica

Qëndresa Prapashtica ka lindur në Prishtinë, ku ka kryer gjimnazin filologjik “Eqrem Çabej”, për të vijuar tutje studimet në Psikologji Klinike në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime letrare merret që prej një decade të cilat edhe i ndan për lexuesit e saj përmes blogut personal ndërkaq është në pritje të nji ngjarje të mbinatyrshme që nji ditë ka me e thy përditshmërinë. Poezitë e Qëndresës janë publikuar në shumë portale e revista letrare te vendit.

 

Domosdoshmëria e venës

Sa kohë paska mbetë pa u shkri
në gotën e kësaj burie vene që po e pijmë ngadalë
dhe shoh disa e pranojnë këtë dehje të ngadaltë
disa e rezistojnë
(edhepse vena e jetës s’njeh rezistencë…)

ngadalë ecin edhe bijat e këtij qyteti
ngjajnë me zilet e shkollës
që sinjalizojnë orët që po shkojnë
dhe mësimet që s’po zihen…

ngadaalë, lëvizë edhe imagjinata e burrave
që pijnë kafe nëpër sheshe
kinse po shikojnë duart e nënave me karroca
dhe kinse magjepsen me këtë botë
me tepër se me atë që përjetojnë në mendjet e tyre…

e ngadaltë jam edhe unë
s’e s’më bëhet vonë
a është më e bukur shkronja “ë” apo shkronja “q”
parase me e lidhë ndonjë fjalë shoqnisht
“që” indikon interese triviale,
që duket e përshtatshme
që ngjanë me protokolle Vjeneze
në mendjen time të gatuar shqip…

druhem pse s’më bëhet vonë
për këto gjëra të ngadalta
në nji univers
të krijuar shpejt e shpejt,

o, po kush e di
pse e marrim ndonjë gjë kaq seriozisht
në kushte të dehjes
dhe të kësaj kutie paradoksale të përbashkët
ku jemi mbledhur
dhe jetojmë…

dhe ngadalë,
ngadalë
e hetojmë “që” po vdesim…

Do t’i mbrrijmë të gjitha

Çfarë kohë e çuditshme…
Hanë e re, në stinë të vjetra
Violinistët flejnë, rokerët zgjohen
kapin të njejtat melodi të pavdekshme –
rakie dhe shprese të përhumbur.

Sa shumë e kemi dashtë nji ditë
kur “do t’i mbrrijmë të gjitha”
e do të flejmë kaq të lumtur
që jemi të lirë.
Sa shumë vonojmë “ti mbrrijmë të gjitha”
nëpër trenat e hekurudhave që kujtojnë luftën
“lokomotiva” në fakt, është fjala e duhur,
qe ngritë ehon e kujtimit pafjalë
si puna e poezisë, që nxitë djajtë e bukur pa i thirrë në emër.

Çfarë kohe e çuditshme
e Hanës së re, në stinë të vjetra
A e di dikush sa njerëz para meje e paskan thanë?
që nji ditë do t’i mbrrijmë të gjitha –
E mua më duket që tashmë kemi mbrri aty ku është dashtë
ku kemi nji Hanë dhe flasim për stinë të vjetra…
e ndërsa flasim harrojmë të duam,
dhe vetëm dëshirojmë

“t’i mbrrijmë të gjitha”…

Kangët e vitit të ri

Po eci edhe sivjet në t’njejtin qytet’
këmbët e ndjejnë ramjen e notave të njejta
mbi tastierë,
mbi qytet…
– edhepse unë nuk jam vetëm vesh’t e mi
sot s’më duhet tjetër gjë, veç nji kange të mirë…

…edhe sivjet
më kanë thanë që nji kangë mallëngjyese do të lihet për fund
e shtirjet janë gjthmonë të fillimit,

…edhe sivjet,
e njejta kangë do t’këndohet
apo i njejti qytet do të jetë, i mbajtur pa zë
e kangët e vitit të ri do të thuhen për të,
si pëshpërima kurajuese të nji të dashuri
në netë të ftohta…

diku fshihet fuqia e njeriut
ndoshta në kangët e dashurisë…

E njejta

Nganjiherë, në hapёsirёn e krahёrorit
mbushet nji kupë
me shije dredhëze të shkrirë.
E shkrirë kryesisht nga ëmbëlsia e momentit
kur ti je e ulur
në karrigen pa krahë
dhe ankohesh për dinamikën e çuditshme
të njerëzve që i takon në punë.
Ankohesh, edhepse je
e gatshme për nji luftë të shenjtë
me veten
dhe ikë, larg turmës dhe larg meje, nganjiherë.
Kur ikë, mbetem me shijen e së panjohurës
besoj ende që nuk i takoj turmës, por nuk të takoj as ty.
Unë nuk i takoj asgjëje, veç vullnetit që nuk e shes
as nuk e blejë, veç mundohem ta liroj
në doza të vogla në çantën e kujtimeve tua.
Nganjiherë nga zemra ime zbrazet nji kupë
dhe mbetet nji zbrazëtirë që pret
ardhjen e nji bote tjetër
reale,
ku ajo që ndjenë, bёn e thua
janё e njejta gjё.

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: