Arjola Zadrima

Arjola Zadrima lindi në Shkodër me 27 Mars 1979. Ka ndjekur studimet për Gjuhë Letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi. Pasioni dhe hobi është letërsia dhe kryesisht poezia, shkruan që herët në moshë, në bankat e shkollës së mesme të përgjithshme Shejnaze Juka, dhe botimet e para i ka në librat Poezia Arti i fjalës Shkodrane, ku janë botuar cikle poetike në vitin 2012.
Fitoi çmimin e parë në Festivalin e Poezisë se Pabotueme mbajtur në Shkodër me 22 Mars të 2016, dhe çmimin e Medias, në këtë Festival, me poezinë me titull EVA .
Në maj të 2016 boton vëllimin e parë poetik me titull “A BAN ME M”LSHUE PAK RRUG’, liber i cili vlerësohet me çmimin Penda e Kristalte, në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske.
Gjithashtu në maj të vitit 2017 fiton dy çmime të para, në Festivalin e Poezisë së Pabotueme me poezinë ALES (Tim biri)
Gjithashtu botohet në 2017 në ciklin 2 dhe 3 të revistës letrare të Tiranës ILLZ me cikle poetike. Në tetor të vitit 2017 hap Festivalin Letrarë të qytetit të Shkodrës pranë bibliotekës Marin Barleti ku edhe prezantohet për publikun e gjanë si shkrimtare e qytetit.
Në nëntor të vitit 2017 merr pjese ne revistën prestigjioze të qytetit të Shkodrës GEGNIA ku sërish prezantohet me një cikël poetik.
Në fillim të vitit 2018 merr pjesë në konkursin letrarë të shpallur nga gazeta shqiptare online Kultplus.com, ku edhe shpallet fituese e çmimit të parë me poezinë “PO TE DUE UNE”…
Se fundi vjen me librin e dyte me poezi dhe fotografi
Carpe Diem.

M’duej

M’duej kur çmendem,
kur s’ke ma fuqi me m’ndalë.
M’duej,
veç më duej si i marrë
edhe në atë pesë minutshin
ku e djeg botën mbarë
për dashninë tande.
M’duej kur rrëzohen
e çohem,
prej ferrit a territ
e të lypi në dritë
se bash në atë çast
buza më dridhet
krejt qielli yt më pihet
e Zoti fshehet
tue më pasë frikë…
Por ti m’duej
më puth e mu druej
se të kam fikë.

Për TY

A ka diçka ma të mrekullueshme
se shpresa
që lëkundet në cep të hanës?
A ka diçka ma të përkulshme
se zemra e butë e nanës?
A ka ninullë
që mi këndon mendimet në këtë orë të natës,
ku qielli asht zhytë në qënien tande
e zgjon andrrat.
Për TY

***

A vështon
që bota po shembet,
njerëzit po çmenden,
e pyjet po digjen.
Rrugët zgjatohen
hapat randojnë
e krejt universi gjimon,
ne duhet të jena bashkë,
në këtë vorbull përpimëse
tash s’ mundena me shpëtu
pa u dashtë…

A po t’bjen n’mend për mu ?

Me ndje mungesën e një përqafimi,
e mos me e kërku,
me ndje dëshirë me folë
e mos me bza,
me ndje nji ofshamë në gji,
e mos me kja,
më ndje nji mall prej larg,
pa mujtë me e shu ,
me ndje tue rrjedh nji plagë
pa gjakue,
më ndje kohën tue shku
e mos me ju vu mbas,
më ndje kaos
pa zhurmue,
më ndje stuhi,
ortek në shpirt e mos me u ndi,
me ndje nji kputje pa çilë sytë
e kurrë mos me u anku,
me ndje nji frikë të thellë
me të lanë pa frymu,
me ndje nji dashni të naltë
e mos me e kallzu,
me ndje, me të ndje
me të dashtë e në gjys të natës
me u zgjue sa më të lshue za
veç pak,
tash qi trishtimin e kam në prag
a po të bjen në mend për mue?

Jam mësue

Jam mësue me të rrejtë
nga pak,
TY që më mendon prej larg,
e kaq afër ndjehesh.
Të tham , s’due me të bezdisë
ndërsa në krye një lamsh i madh
asht mbledhë
natë mbas nate.
Jam mundue sedrën me ta ledhë,
gjumin me ta prue në qetësi Kshnellash,
kaq shejtë je në mue.
Në fakt me të bezdisë nuk due
veç me të kujtue se asht kaq e vetmueme
një natë që zgjatë
pa ty, pa mue.
Asht kaq i parehatshëm ky jastëk
ku më peshon mendimi,
ky shpirti ku më pushon ftyra jote
e amël,
zemra jote e bardhë,
zani yt melodioz,
koha që zgjat,
e zgjatë,
e zgjatë
sa një andërr ku jena bashkë.
E bashkë flemë
e bashkë zgjohena
bashkë puthitim gishtat
pllambët,
zemrat , tuj e lanë
çdo zhgjandërr, jashtë,
krejt jashtë nesh.
Jam mësue me të rrejtë
nga pak,
tuj të rrëfy se rrjedh kjo koha
që ty prej meje të vjedh
çdo çast.

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: