Albina J. Gjergji

Albina Gjergji ka lindur në Dheu-Lehtë të Shkodrës në vitin 1980. Kreu shkollën e mesme në periudhën kohore 1995-1999, si dhe studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër në vitin 1999-2003. E lidhur ngushtë me fjalën dhe forcën e saj si mjeti më i fuqishëm njerëzor, Gjuhësia dhe Letërsia do të vazhdonin të mbeteshin pasioni i saj edhe në vitet pas studimeve.
Pas mbarimit të Universitetit, Albina Gjergji transferohet në Tiranë dhe që aty merr jetë një tjetër pasion i madh i saj, ai i Gazetarisë duke ushtruar profesionin e gazetares për shumë vite me radhë në gazeta kombëtare e revista ndërkombëtare (Buongiorno Italia), por njëherësh edhe atë të mësuesisë në sektorin privat, duke dhënë lëndën e Gjuhësisë (Gramatikës).
Ajo shkruan poezi dhe prozë që në vegjëli, por ato të kësaj moshe ruhen në arkivin e saj thjesht si kujtime që e lidhin me universin e të shkruarit, ndërsa vargjet e lira, ato të pjekurat, ato që do ta ngrinin në piedestal në sytë e dashamirësve të saj do të vinin më vonë. Konkretisht kjo periudhë do të niste që në Universitetet, në moshën 18 vjeçare e do të vazhdonte deri në ditët e sotme.
Mgjt, libri i saj me poezi ka kohë që ka përfunduar së redaktuari nga mjeshtri i gegnishtes, Primo Shllaku dhe shpresojmë që shumë shpejt vargjet e Albinës ti kemi në duar në variantin LIBËR.
Poezitë dhe prozat e Albina Gjergjit janë vlerësuar nga autorë të mëdhenj të poezisë shqipe, si Primo Shllaku, Agim Doçi, nga kritikë të mirëfilltë të Festivalit të Poezisë së Pabotueme, nga gazetarë të njohur dhe emisione televizive në të cilat ka qene e ftuar për të folur pikërisht për vargjet e saj të forta, kryesisht në dialektin gegë.
Aktualisht Albina jeton në New York dhe merret me redaktime librash. I fundit ka qenë “Koha e shfarojes”, një libër që flet për krimet e komunizmit. Ajo është anëtare dhe këshilltare për median e “Vatrës” (Federata Pan Shqiptare e Amerikës).
Në jetën private, Albina Gjergji është e martuar dhe nënë e një vajze.

Tesh m’len me pushu

Ke nji meritë t’madhe
Në shpërmbamjen e asaj
Çka isha.
Se tesh’ nuk jam ma
Ajo e djeshmja
Që vrapoja me
Kapë trenin e lumturisë!
E ma së shumti
Nëse don me e dit’
Vlerësoj faktin që
S’kena kénë kurrë bashkë
Se po të kishim
Kénë bashkë
Shumëçka kishte
Me kénë ndryshe.
Ma bukur.
Për shembull…
S’do kisha pas kohë
Me kénë as kjo që jam
As kjo që shkruej
As kjo që vuej…
T’falemnders!
Tesh m’len me pushu
M’len…
Se kamkryq jam ulë
n’stacionin e zemrës
e me shkronja po godas
shinat e nji bote,
të cilën nuk asht
Se ma zbulove ti.

Dilema

Në nji orar
si ky,
kur bota
shtron
shtratin
e mbulon
mëkatin
unë
e kapa vedin
t’mbërthyeme
mes dëshirës
me t’njohtë
e ankthit t’braktisjes!
U deha
në pauza tingujsh…
Piaf
Callas
e në gllanjkën
e fundit
të Cohen
bërtita pa kontroll
“Gjinia jeme braktiset”!
Më pe!
Vetullash ngrysun
guximin mora
me ta ulëritë Remarque-n
t’u’j uru
me m’pa nëpërmjet
tij…
“Femnat
duhet me i dashtë,
ose me i braktisë.
Rrugë t’mesme s’ka”!
Ende pa fillue
zgjati shumë mes
nesh.
Dy femna
Nji mashkull
Tre kangë
Unë
Ti
Pauzë…
Remarque vendosi!

Diftongu i dhimbjes

M’thanë që t’kanë pá
t’u’j ecë përkrah meje
E,
mes meje e teje
kishin nigjue pasthirrma
shpirti!
Nji diftong kishte kjá
aq shumë
sa, prej mallit
ishte nigjue
deri te stoli ku t’prisja
Ty e veten!

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: