Gresa Radoniqi Morina

Gresa Radoniqi Morina u lind më 21.10.1992 në Gjakovë.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje . Studimet e larta i bëri në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë në Degën e Letërsisë Shqipe.
Në vitin 2011 e botoi librin e saj të parë “ Jehonë e heshtjes” , kurse në vitin 2015 botoi librin “ T’i flasësh heshtjes” me të cilin në Mitingun e 51 të poezisë u shpërblye me çmimin “Yllka Domi”.
Ka punuar për një kohë të gjatë si vullnetare në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. Ku njëherit po në Gjakovë për një kohë kishte punuar si mësimdhënëse e Gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Ishte aktive në jetën kulturore dhe artistike në komunën e Gjakovës dhe ishte pjesë e organizimeve të shumta letrare.
Kurse tash e dy vite jeton dhe vepron në Belgjikë.

Etshëm

Etshëm vazhdoj e shkruaj,
Asnjë varg nuk të takon ty…

Ç’janë ato sonete të Petrarkës?!
Ç’dreqin i’u desht Beatriçja Dantes?!

Ti mungove tërë jetën,
Në arkën e kursimeve ditët i lije.

Etshëm vazhdoj e shkruaj,
Dashurinë deri në urrejtje (hipërbolike)!

Krenarisht

Mos më thuaj se do të ikësh
Pa tangon e fundit në Paris?!
Ç’është ky mall
Në tunelin vetmitar,
Ku endemi të dy
Të mposhtur krenarisht
Nga njëri-tjetri …

Më shkruaj …

Më shkruaj edhe atëherë
Kur nuk ke asgjë për të thënë!

Sfidoje agun,
Që për të krijuar një varg zgjuar më la!

Më shkruaj edhe atëherë
Kur kujton se të urrej!

Sfidoj vargjet,
E agun prite zgjuar me mua!

Atëherë edhe kur krenaria idiote nuk ta lejon
Thjeshtë më shkruaj!

Panoramë

Dua të më falësh
Edhe atëherë kur të vërsulem me fjalë!

Atëherë kur largohem
E kthehem prapë…

Mes natës dhe agimit
Dua një gotë verë!

Mjaft u dehëm nga vargjet,
Nga tingujt mjaft u dehëm!

Netëve panoramë për ty ishte
Shpirti im i ftohtë!

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

2 Comments Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: