Donjeta H. Elshani

Donjeta është e lindur në Prishtinë, më 26 dhjetor 1991. Është juriste dhe aktiviste e të drejtave të grave. Shkruan poezi dhe tregime të shkurta në gegënisht.

Kërce veç n’vallen tande

Andrro për çdo ditë,
E merri qato andrra,
Gjujav n’ftyrë te tanëve,
E thuj, un’ guxoj me andrru.
Merre botën n’sy,
Ecë ku s’ka shkelë kush,
Lej shenjat e tua,
E kurrë krytë mos e kthe.
Mos e le me t’ba kush çka s’je,
As me kcy n’valle që ti s’donë,
Me ni botë rrenash e dukjesh,
Ti kërce veç n’vallen tande.
Kajë nëse ta lypë shpirti,
Nije erën e stinëve,
E kno kangën e zanave,
Që janë si ti.

Dilëm n’anërr bre, veç ni ditë

Ah bre Nanë ka qelë pranvera,
N’tokë e qiell ka lumtuni,
Lule, e dritë ka si çdo hera,
Folëm nanë, o ku je ti ?
Jam tuj e lypë shpinë tane,
Shpirtin tanë unë du me gjetë,
T’kam lypë n’vargjet e çdo kange,
Folëm oj nanë, o ku m’ke metë ?
I ke mshelë sytë, a m’ke harrue ?
A t’merr malli për t’vetmen çikë,
Që sot si gjithë t’ka kujtue,
Dilëm n’anërr bre, veç ni ditë.
I kam kajtë andrrat e tua,
Bota shpinën kur ta ka kthy,
Pse m’shkove, oj Nanë,
Hajde, folëm, jam me ty.
Kund s’kam gjetë dashninë tane,
Kund shpi s’kam n’qet botë,
Era jote, ah era e nanës,
S’asht’ ma për mu n’qet tokë.
Dikun n’dimensionin e dritës u pafshim.
Qaty ku t’gjaj Ty, dashnine, e driten.

Hanë

Jam tuj e lypë ni hanë temën,
Që krejt andrrat mi ka ngu,
Ka folë çka ka dashtë kjo zemën,
Pse moj hanë më je idhnu?
Kam harrue çka kam dashtë,
Kam harrue çka kam andrru,
Dil e folëm oj hanë,
Thujëm pse më je idhnu.
Po e lypi ni ndjenjë t’shpisë,
Qato andrra që mi ke mshefë,
Me ni erë pak t’dashnisë,
Folëm hanë o ku m’ke metë ?
Dashni kanë veç sytë e nanës, e shpija e saj nuk a ma ktu.

Kam dijtë me keshë

Kam dijtë me keshë me loçkë t`shpirtit,
Kam pritë pranvera t`hershme me lulue,
e flladitë shpirtin me ujë t`kroneve t`dynjes,
Kam knue kangë, e kam lujtë lojna me verën,
tuj përqesh shpirta t`frikshëm,
e tuj harrnue panla t`moçme.
Kam nga dathë, e jam qortue,
Po lumninë hiq kerkush s`ma ka nalë,
As n`shi,
e aq ma pak n`borë..
Jem lagë tuj e vizatue n`tokë nji copë dilli n’tokë,
e kem recitue vargje për me na lanë me lujt,
E na çka ka thanë qiellit e kem mirëpritë,
Me gëzim, lojë e t`keshme,..
tuj recitue vargje tjera, n`lojna t`tjera,
Dikah, dikun veç n`do ankthe ka pasë perbindsha,
Tjerat janë kanë dashni e dritë.

Yllëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

1 Comment Leave a comment

  1. Fundi i ankthit!

    E vërtet,
    po kalojm ditë të vështira,ditë të cilat ndoshta as në ëndërr nuk do të na shfaqeshin ndonjëher.Është koha kur duhet të jemi të bashkuar por nga larg.
    Nuk e dim qe goditi këtë botë,që e solli ne këtë gjendje kaq të mjer e trishtuese,
    kur them e mjerë e kam fjalën se s’mund ti flasim dot njëri-tjetrit nga afër,apo t’ia shtrëngojm dorën një mikut ton , ta vizitojm dhe të jemi pran njëri-tjetrit.
    Mirpo e vërteta është se ne mund të mbështetemi tek familjet tona e të dhurojm dashuri edhe nga larg,gjë që na bënë edhe më të fort,ti dalim përball gjithqkaje dhe gjdo gjëje.
    Pra ky është thjeshtë një mësim dhe më pëlqen që mesuam diqka të mir edhe nga armiku qe shkakton edhe dëm.
    Të qëndrosh mbyllyr mes katër mureve te shtëpis është e vështir ta thuash me fjal e jo më ta përjetosh.
    Fantazoj shumë ,mirpo ndonjëher fantazit e mia të bukura , po më duket sikur po errësohen ,sikur po nuhas një aromë të trisht dhe jo të trëndafilave të pranverës .Por kur bie shi ,prap ngjallen dhe bashk me to edhe iluzionet e mia ngriten në këmbë.
    Një mëngjes kur një zog ishte afruar tek dritarja ime ,nuk e kuptoja q’thoshte me cicërimat e tij,mirpo e ndjeja mesazhin e tij të bukur se gjithqka do të rregullohet.
    E kuptuam vlerën e jetës ,rëndësin e saj ,dhe gjërat që na ofron ajo.Më bën të lumtur fakti që kuptuam edhe rëndësin e kohës ta dim ta shfrytëzojm për cdo gjë të bukur, dhe me persona që kan vlerë për ne,e që jan pran nesh çdo herë.
    Pëlhura e zezë që u përpoq të na verbonte syt,duket qartë se I humbi të gjitha shpresat!
    MAKTHI MBAROI!

    ღantikaelshaniღ

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: