Helena Halilaj

Ka studiuar letërsi, është autore e gjashtë librave, prozë dhe poezi. Ka marrë pjesë në disa evente letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë si: Itali, Austri, Spanjë, Portugali, Turqi, Kosovë, etj. Fituese e çmimeve dhe vlerësimeve të shumta. Helena është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës.
Helena është analiste e problemeve sociale në media, e diskutimeve dhe konferencave të ndryshme. Ideon dhe shkruan projekte prej vitesh, në fushën sociale dhe kulturore në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Me u mbyt në ty

Përbrenda vetë rritej meraku i këmbës
Që s’u thye tek unë
As netëve nuk mbërriti kur gjurmët nuk ruheshin
Më i pas krejt udhë mbi shpatulla i mbaj
Prej syrin tënd kur humbet në mua
Edhe ditë i qëroj me shputat e buta të fëmijës
Me u mbyt nëpër ty
Nëpër këmbët tua kur nuk ikin…


Prej kërkimit të kuptimit
I humbe ëndrrat
Kur i linde në vegjëli
Ngjyrat dhe perdet që vetëm ranë
E humbe dhe shfaqjen tjetër që prite
Dhe udhën që nuk u hap
Në këmbëkryqjen dyshe
Të një nate me perde harrimi…


Mos e merr zvarrë lotin e thyer në brigje që ta ruajtën muzgun
Dritë bënë qoshet e humbura e s’u ajrosen me sytë tu
As ditës mos iu përmend kush je se prej mënge të merr për vete
Të rrëmben në zgjime
E dritën s’ta jep
Asnjë s’ta jep lotin që të lante fytyrën e paqes që tu mbyt nëpër rritje
Mos e merr zvarrë këpucën e sosur prej ardhjes
Fute në gji dhe ruaje
Si qumështin e birit të vetëm.

T’kam lazdru

Krejt ardhjet t’i kam lazdru mbrëmë
Natës mos me ia prek dritën
Janë lidh mbrëmë edhe fijet ma t’vogla që këputë inati mëngjesit
Me u pajtu pas ikjes mbrëmjes
T’i kam lazdru edhe sytë e lodhur prej rrugës që nuk u sos
Kur ti fole gjunjëve veç me mbërri
Si nizan i fundit i pragut tim
Mbulu prej flokut që rritën brengat
Mbledhur krahët kur ti nuk erdhe
Krejt faljet t’i kam lazdru mbrëmë
Me i varr të humbur
Kurrë mos me u ngjallë ikjet… 

Bulëzat

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: