Fakete Rexha

Fakete REXHA u lind me 7.qershor.1958 në Gjakovë. Studioi në Fakultetin Juridik dega Gazetari, si dhe në Fakultetin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punoi në Gazetën e Studentëve “Bota e Re” si dhe në SHGB “Rilindja” deri kur u suprimua nga autoritetet serbe më 1991. Deri më 1994 vazhdoi të punoi në gazetën “Bujku” në Prishtinë. Për shkaqe të gjendjes së luftës në Kosovë, autorja qe e detyruar ta lëshoj Prishtinën me 2 prill 1999. Prej atëherë jeton dhe vepron në Francë. Merret me poezi, prozë, dramë, romane. Më 1990 bëhet anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Është laureate e trefishtë e çmimit të parë në Takimet e Shkrimtareve Shqiptare “Melihate Deda” në Vushtrri, 1986,1994 dhe 1996. Po ashtu fituese e Çmimit të dytë në Festivalin e Poezisë, në Malmö (Suedi). Është prezantuar në shumë antologji të huaja dhe shqiptare. Deri tash nga autorja janë botuar veprat:

° Mal me frymë. “Rilindja”. Prishtinë. 1990

“Mal me frymë” –  Rilindja, Prishtinë, 1990. “Kthimi i Motrës” – Renesansa, Prishtinë, 1993, “Malli i Trupit” – Renesansa, Prishtinë, 1994, “Vallja e fundit në Akeron” – Rilindja, Prishtinë 1977. “Gjëmimi i Urës (Dramë), u luaj nga teatri Phenix në Festivalin e Teatrove  në Bologne (Itali) 1999. ”Shtëpia pa numër” – Renesansa, Prishtinë, 2000. Salih Lutolli – AGI Monografi, Besa, Malmo (Suedi) 2003. “Bota e vogël e Beri Lu” (Tregime nga lufta)  – Faik Konica, Prishtinë, 2013.

Breshka

Isha ende e vogël për të kuptuar kur dëgjoja
nanën t’ thoshte, se kisha lindur me këmishë.
Bashkë me tim at, vëllezër e motrat m’ndërtuan
me dashuni. Si shtëpinë. Meq isha më e vogla,
nga nëntë shëndetet e gjalla, nana që kishte lind.
Këmishën për lëkure ma ngjitën përditë, krahë
me i dhanë poezisë. E, syve ma shumë dritë.
Ata, më bën me besu thellë në shpirt. Do t’jenë
gjithmonë këtu për mu. Ngado që t’më përplas
jeta. Ime amë, e im at herët ikën. Ndoqën njani
tjetrin, tu u rritë s’më panë. Motra, vëllezër m’i
shkulën nga jeta. Pak mbetem, ne t’gjallët
e një barku, ende gjallë. Mua, që jeta m’rrokullisi
e më solli deri këtu. Poezinë me vete morra.
Si shtëpinë, me te shpirtin mobilova. Kurrë s’më
la përjashta, as unë kurrë se lëshova. Shtëpinë
time poezi.

Unë breshkë. Si breshka. S’ka gja ma ngadale
që ec. S’ka gja ma shpejtë që mbërrin cakun.
Kur u rrita ndërmend më ra ime amë e ndjera:
Shtëpinë – këmishë. Kohën me gjithë dekoret
e dashura. Breshkat e kanë me veti.

Dhembja e shtëpis

Sa ma shumë që shtyhemi në moshë,
aq më shumë kthehemi kah rranjët.
Vendlindja. Lagjja. Rruga. Shokët, shoqet
e fëminisë. Miqët e rinisë. Shtëpia ku jemi
rritë. Fotografi e zverdheme e jona,
kur gjallë ishim të gjithë. Shtëpia. Drita
që t’hapet kur ndodhesh fund tuneli.
Dera hapekrah me diell që t’çelet,
kur lagesh jashtë. Mbrenda t’thërret
hukama duart langëbore t’mërdhime,
me ti nxehë. Lëkurën e shpinës pranë
votrës me e terë. Tryeza me kuzhinën
erëmirë. Lugën, tasin, pjatën e rrisken
e bukës që kurrë s’t’rrejnë. Vetëm
në shtëpi, dhembja deri n’asht që therr,
asht dhembje e çastit. Nga përqafimi,
e përkdhelja e ambël e dorës që na rritë.
Në rrugë të mbarë na hedhë. Vetëm këtu
andrrat e dashtuna lirshëm shetiten.
Përgjumshëm, kujtimet e lëbyrta tu
i përtypë.Tu u shty, tu u hallakat,
tu u pshtjellë në shpirt. Thellë lëshon
rranjë dhembja.

E shtëpis së fëminisë.
Mbramjeve plot xixëllonja.
Mëngjeseve sall gaz e dritë.

Sonte. Në këto çaste kisha pas dëshirë

Dashunia asht kafshë. Ka dhambë t’mprehtë.
Kurrë s’shërohen kafshimet e saj. Kur iku ai,
shpeshë m’ikte edhe gjumi. Të dy kishin harru
andrrat me i marrë me veti. Mos me mi lanë
barrë mu. Ai, andrrën se më do, e gjumi
andrrën që m’gjenë këtu, ku m’pati lan dje
mbrama. Bij t’fle e mungesa tij m’shtynë buzë
shtrati, veq sa s’më rrëxon përtoke. Sa kisha
pas dëshirë në këto çaste me u shkri n’duart
tua, që m’bajshin vend mbrenda krahnorit me
frymën e nxehtë te qafa. Me dashuni, nga
dashunia, ashtu butë, prajshëm, me m’marrë
n’gji, tu m’i përkdhelë flokët që m’kanë resh
borë, qafën me njollat e vrugëta që kanë filluar
t’pleqnisë, e kurrizin e shpinës. Cdo vrime
t’shpirtit dregëza me m’i vu me fjalët ma
t’ambla t’dashunisë. Po mërzitem. Sa iu gëzova
dashunisë, m’u desht t’mësohem me mungesën
e saj, që s’ik asnjëherë. Gjithë ditën e lume
ladron poshtë e përpjetë, si kafshë e ndërsyeme,
si e përdalë. Meqë, natën kërkush s’e do, për
birën e çelësit përbirohet, gjumin te unë me
e ba. Kafsha. E ke gjetë t’vogël, t’braktisun,
si jetim skaj rruge. E ke marrë, e ke rritë,
e ke ushqyer me qumështin më të mirë.
Si t’rritet, t’përmbledhë kokës me tasin
e randë t’qumështit, që e ka ba kambë
e dorë.
Oh, sonte sa fort kam dëshirë me harru,
që kurrë s’asht vonë me dasht.
E, me kujtu që asht gjithnjë vonë me thye
njeriun. Se, sonte kështu siç jemi,
nesër s’dihet a jemi ma.

Malli i shpirtit m’je Kosovë

N’andërr t’shoh me mall t’kujtoj
si shtëpinë ku i çela sytë
qëkur teje u mërgova
malli po më këput në shpirt
Kujtimi yt bukë e djathë
e një rriskë sheqeri n’dorë
t’vegjël ishim fëmijë të lagjes
me shumë nana e baballarë
Veq n’Kosovë kurrë nuk mërziten
hanë e diell, shiu ratë n’fushë
si sahat m’rrah kokës zemra
m’shkyhet kanga m’ndalet n’gushë
N’aeroport kur zbres t’Prishtinës
si n’andërr krahut tand unë shembem
natës pa hanë udhët m’i zdritë
rrugën e shtëpis mos me e humb
Gjakovë, oxhaku i fëminisë
mungesa vjerrë mu ka në shpirt
si flakë që virret në degë mali
malit djegur shkrumb e hi.

Muza

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: