Musine Kokalari

Musine Kokalari lindi në shkurt të vitit 1917, në Adale të Turqisë. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1937, ajo mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981 sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit.

Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s´jam fajtore…”.

Rreth pjatës

Ju pashë kur kalonja
Të gëzuar e të lumtur pritnit copat e bukës
së zezë dhe të thatë.
Fytyrat ju shkëlqenin prej një gëzimi të patreguar,
ndërsa gishtërinjtë e vegjël
dhe të regjur shumë prej punës,
futeshin në pjatën e kosit.

Sa shije ndjenit!
Sytë i mbyllnit nga pak prej thartësirës
dhe me shpejtësi i përtypnit kafshatat
e hedhura njëra pas tjetrës.
Stomaku, i zbrazët që prej mëngjezit,
u mbush me ushqimin e thjeshtë.
Po, ah asnjeri nuk i-u pa
ndërsa qëndronit të mbështetur
në shtyllën e elektrikut, në këndin e rrugës.
Veç edhe ju nuk vërenit njeri!

Flitnit ngadalë dhe me kënaqësi,
pse bukën e kishit fituar me punën
edhe me djersën e ballit.
Pa menduar, pjata e kosit u mbarua
dhe me habi shikuat shoqi-shoqin.
Ju erdhi çudi.

Të gëzuar u ngritët dhe pa u vënë re
prej asaj shumice njerëzish,
pa fare kujdes,
shkuat drejt në punë,
për të siguruar edhe në mbrëmbje
ndonjë pjatë tjetër.

Anës detit

Këndshëm frynte era e detit ;
lehtas e ngadalëz përplaseshin dallgët
në shkëmbijt e gërryer shekuj përpara;
megjithatë heshtja mbretëronte.

Era pushon së fryri,
oshëtima e detit dëgjohet duke u larguar
dhe duke marrë me vete disa psherëtima,
barishtat e grabitura prej valëve
qëndrojnë në mes të detit
dhe dielli i fshehur prapa malit,
lëshonë rreze të argjenta
në sipërfaqen e qetë.

Në gji të nënës

“Nëna ngadalë kërkon fytyrën,
hëna lëviz në qiell dhe rrezet bien mbi ata të dy
që janë në rrugë.Ajo e sheh, e sheh mirë,
për herën e fundit. Heshtazi afron buzët dhe i puth ata sy
që s’do hapen më,
me lotët e saj, vadit dhe pastron ato faqe
dhe me dorë i ndreq flokët.”

…”Dua bukë!”

Ajo hesht, s’di ç’të bëjë; vetëm derdh lot.
Fëmija lebetitin, thërresin dhe ky zë oshëtin
në dhomën e çveshur prej çdo orendije
dhe si jehonë vajtimi dëgjohet ngadalë jashtë,
pasi kalon plasjet e mureve
dhe të çatisë,
të cilët i len shteg erës dhe shiut
në netët e ftohta të dimrit.

Muza

vlora konushevci View All →

Bloggere, nane, profesioniste ne marredhenie me publikun, perkthyese, agjent sekret shhhhtttt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: